AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej”, vëllai dhe motra e shqiptarit të vrarë në Itali kërkojnë të vërtetën

by SHT Media
22/01/2024
in Kronikë
6
0
“Ndoshta zbuloi diçka që nuk duhej”, vëllai dhe motra e shqiptarit të vrarë në Itali kërkojnë të vërtetën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten, prindërit e Bledar Dedja, vëllai, morta dhe nipërit prisnin përgjigje dhe kërkonin që të futeshin brenda: “Përse e çuan në atë rrugë dytësore?”, pyesin ata të dëshpëruar, ndërsa ngrenë hipoteza për vrasjen e njeriu të tyre të dashur, pa ditur ende detajet e hetimeve.

“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona”, thotë motra e shqiptarit. “Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte: të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë”, shton ajo.

“Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri”, shton ajo mes lotëve dhe zemërimit.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë”, shprehet vëllai i Bledarit.

“Kishte dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe kishte qenë në punë deri në orën 4 të pasdites. Pastaj nuk shkoi në shtëpi, por në një vend tjetër me miqtë e tij. Të paktën kështu i ka thënë të shoqes. Mendojmë se ndoshta ka zbuluar diçka, ndaj dhe e kanë vrarë. Duam të vërtetën. Nuk e prisnim kurrë diçka të tillë, nuk ishte njeriu i tillë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte. Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shton i vëllai. “Sigurisht ne si familje mund të mos i dimë të gjitha, por duam të vërtetën. U thashë karabinierëve: kontrolloni të gjitha lokalet e restorante e Fonte, shihni të gjitha telekamerat, duhet të dallohet diçka”, vijon ai.

39-vjeçari Bledar Dedja, i cili jetonte në Asolo, Veneto, u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në një pyll në Grappa, nga një mik i familjes. Në trupin e tij u gjetën goditje të shumta me thikë. Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje dhe larje hesapesh.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.