AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ndërhyri në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, nën hetim 15-vjeçari

by SHT Media
04/04/2025
in Kronikë
6
0
Ndërhyri në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, nën hetim 15-vjeçari
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një i mitur, i moshës 15 vjeç, është nën hetim pasi dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetëore.

Rasti u godit në Vlorë nga operacioni i zhvilluar “The Accountant”, pas 1 muaj hetime.

Nga hetimet u provuia se 15-vjeçari, në muajin Mars 2025, ka ndërhyrë në email-et dhe faqet zyrtare të disa institucioneve shtetërore, duke ndërprerë kështu funksionimin e tyre për periudha të caktuara.

Sakaq, uniformat blu bëjnë më dije se nuk rezulton që i mituri të ketë kryer vjedhje të të dhënae apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Janë sekuestruar disa pajisje, si 5 laptopë, 6 celularë dhe 1 dronë, të cilat do shërbejnë si material prove.

Prokuroria e Vlorës vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.

Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar.

Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.

Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.

Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën

13/10/2026

Vizita në Luksemburg, Rama ndan fotot me homologun Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë

13/10/2026

Balla i përgjigjet Berishës për videon e protestës: Protestuesi goditi policinë me pllakë betoni

13/10/2026

Reuters: Trump fal shumë zyrtarë të dënuar për korrupsion, shumica republikanë

13/10/2026

Protestuesit rikthehen te Rruga e Durësit, Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

13/10/2026

CNN: Shtëpia e Bardhë kërkon dorëheqjen e ambasadores amerikane në Greqi

13/10/2026

Flamingo, revolucioni i krijuar në inkubator

13/10/2026

Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

13/10/2026

Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?

13/10/2026

VIDEO / Si u aksidentua gazetarja e “Fiksit”. A qendrojnë pretendimet për atentat?!

13/10/2026

Deshën t’i vinin flakën biznesit të një shtetasje, dogjën pa dashje makinën e dikujt tjetër

13/10/2026

Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane

13/10/2026

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

13/10/2026

Kush qëndron pas Ben Gvir? Të rinjtë, armët dhe retorika e ashpër që po fiton mbështetje në Izrael

13/10/2026

Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën
  • Vizita në Luksemburg, Rama ndan fotot me homologun Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.