AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?

by Alb Times
13/10/2026
in Opinion
6
0
Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Me gjasë, asnjë nga sfidantët e Vuçiq, nga Lista Studentore, nuk ka qenë në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre kanë lindur pas bombardimeve në Serbi dhe me gjasë, atë pogron ndaj kosovarëve të thjeshtë, u duket si sajesë kinematografike. Ndaj, pak më shumë se dhjetë ditë nga zgjedhjet në Serbi pyetja më e madhe ndër shqiptarë është sesi do të sillet formacioni i studentëve me shqiptarët e Kosovës, ose më saktë me problemin e Kosovës. Ndërsa intelektualëve serbë u pëlqen fakti se një autokrati si Vuçiq, po i vjen momenti i largimit, për pjesën tjetër të qytetarëve të vendit shqetësimi mbetet sesi do të sillen “Studentët” me problematikat reale dhe sovranizmin e tyre. Nëse nuk dëshirojnë të harmonizohen me politikën e jashtme të BE-së dhe nëse të ardhmen (kuptohet nëse fitojnë) planifikojnë një referendum për ndërprerjen e integrimit evropian, atëherë kjo e shpërfaq hapur paradoksin kombëtar serb se duan fonde nga Evropa, por janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Në fakt, lista e studentëve përmbledh plot 250 intelektualë serbë dhe është forca më e madhe përballë formacionit me të njëjta numra të ish-presidentit Vuçiq. Shqiptarët që ndiqnin dikur televizionin e tyre mbajnë mend një personazh që tashmë është në listën e tyre: ish-basketbollistin e njohur të përfaqësueses federative Dejan Bodiroga; këtij i shtohen edhe emra të njohur si kardiologu Ilija Srdanoviq që mbahet si një nga krerët e Listës Studentore; shtuar me ish-guvernatorin e Bankës Kombëtare, Dejan Shoshkiq etj. Tri grupe sondazhi shpërndajnë të dhëna të ndryshme, ku avantazhi hera-herës shkon për SNS-në e Vuçiq dhe pastaj për “Studentët fitojnë”. Fati i madh i studentëve është se tashmë pjesa më e madhe e opozitës serbe është tërhequr duke lënë terren për studentët dhe kandidatët e tyre me arsyetimin e drejtë që të mos e difersifikojnë votën, por të jetë votë e plotë pro tyre dhe krejt anti-Vuçiq. Votë referendare. Peshë të madhe po merr diaspora serbe që po mobilizohet në favor të studentëve. Përballë kësaj të fundit po bën përpjekje sistemi, e para që t’i bllokojë përmes Organizimit të menaxhimit zgjedhor dhe e dyta përcaktimit të disa orareve, i cili penalizon hapur diasporën serbe, të cilët banojnë në kontinentet e tjera. Ashtu, si merret me mend, studentët janë të fortë në Beograd, Novi Sad, Nish, por Vuçiq me formacionin e tij fiton në Leskovc, Vranje, fshatrat ku SNS shpërndan asistencë sociale dhe kuptohet te serbët e Kosovës. Këtu nuk futet dhe një e dhënë tjetër që pak kush po e analizon ndër shqiptarë: Pa politikanë profesionistë, si do qeverisin vallë me Daçiqin (SPS) që do jetë me gjasë balancues ose king makër, si e përdorim ne zakonisht? Ishte bash ky personazh që i shpëtoi pak kohë më parë vdekjes dhe që tashmë për efekt zgjedhor thotë me një cinizëm aspak normal se: Do ngremë flamurin në Prizren, kryeqytetin tonë (Ka lindur në Prizren dhe nuk flet një fjalë shqip ose bën kinse se nuk flet!)!

Kjo është një panoramë parazgjedhore në Serbi, por interesi ynë është i thjeshtë: Çfarë do të bëjë fituesi ose koalicioni i tij për Kosovën. Si të llogarisësh Vuçiq apo Studentët, premisat duken të hidhura! Teksa me propagandistin e Millosheviqit dhe demagogun Vuçiq, Kosova ka marrë të paktën njohjen de facto, nga studentët pritshmëria s’është aq e madhe për të mos thënë e trishtë. Edhe njëherë, Vuçiq ka pranuar qysh në 2013 marrëveshjen e Brukselit; në 2023 u përdrodh si tel për marrëveshjen e Ohrit përballë kryeministrit Kurti; tashmë lejon targat RKS; por insiston që Asociacioni do bëhet…. Frika kuptohet: Duhen paratë e BE-së dhe këtë e di mirë; kurse hovi studentor nuk do t’ia dijë nëse ka apo jo borxh ndaj BE-së. E kanë një justifikim: Lindën si lëvizje anti-korrupsion, pas asaj që ndodhi me viktimat në Novi Sad dhe jo si pro-evropiane. Specialistët e Ballkanit shikojnë hapur tri frymët për Kosovën, ku nacionalisti i Majtë, Jovo Bakiq, profesori kryesor i listës, sjell narrativën se: Kosova është çështje e klasës punëtore serbe që u dëbua! Pastaj akuzon publikisht se: “Vuçiqi e shiti Kosovën për 1 miliard euro nga Brukseli”. Sikur të mos e dijë realitetin e Kosovës (këtu shfaqet politikisht naiv) kërkon rikthim te Rezoluta 1244, por kurrë te Marrëveshja e Ohrit, që e pranoi por nuk e firmosi kundërshtari i tyre më i madh Vuçiq. Dhe, vjen pjesa e tjetër e “Studentorëve”, ku janë njerëzit e mendimit akademik  dhe kanë një trend si Koshtunica dikur, ndaj me patetizmin nacionalist janë anti-NATO (Harrohet se sot Serbia bashkëpunon dhe madje merr pjesë në stërvitje të përbashkëta me NATO-n) dhe kuptohet anti-pavarësi e Kosovës. Në fund, mbeten “fatkeqët”, Liberalët apo aktivistët nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut që thonë atë që e shprehin shpesh njerëz të kthjellët në Serbi: “Kosova është e humbur, të merremi me korrupsionin tonë”. Kuptohet se nëse këta do ta zgjasin u kundërvihen të gjithë. Me pak fjalë, Vuçiq, manovron me Kosovën, shpesh u ul në dialogë me Thaçin dhe Kurtin etj., kurse studentët e kanë Kosovën si kartë nacionaliste morali, jo si partiakët, sipas tyre, që e shesin si e kërkon Vuçiq dhe aleatët e tij. Me moton: “Indeks će pobediti partijsku knjižicu” (“Një kartë studenti do të shfuqizojë një kartë anëtarësimi në parti”) ata tashmë janë sfida e re e shqiptarëve. Nëse do të fitojnë fort ( pa aleancën me Daçiq), qeveria e parë e dalë prej tyre nuk do ketë as njeriun, siç thoshte dikush në Serbi në media, e cili e njeh të paktën, Kurtin. E për më tepër, me gjasë, pak mbase nga 250 kandidatët ose askush nuk ka qenë ndonjëherë në Prishtinë, anipse e kërkojnë atë edhe më shumë se Vuçiqistët patetikë. (Javanews)

 

 

 

 

Burimi: Opinion

Tags: Aktualitetben andoniKosovaKryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën

13/10/2026

Vizita në Luksemburg, Rama ndan fotot me homologun Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë

13/10/2026

Balla i përgjigjet Berishës për videon e protestës: Protestuesi goditi policinë me pllakë betoni

13/10/2026

Protestuesit rikthehen te Rruga e Durësit, Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

13/10/2026

CNN: Shtëpia e Bardhë kërkon dorëheqjen e ambasadores amerikane në Greqi

13/10/2026

Flamingo, revolucioni i krijuar në inkubator

13/10/2026

Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

13/10/2026

Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?

13/10/2026

VIDEO / Si u aksidentua gazetarja e “Fiksit”. A qendrojnë pretendimet për atentat?!

13/10/2026

Deshën t’i vinin flakën biznesit të një shtetasje, dogjën pa dashje makinën e dikujt tjetër

13/10/2026

Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane

13/10/2026

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

13/10/2026

Kush qëndron pas Ben Gvir? Të rinjtë, armët dhe retorika e ashpër që po fiton mbështetje në Izrael

13/10/2026

Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

13/10/2026

Përshkallëzohet protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shkatërrojnë gjithçka! Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë, disa të shoqëruar (FOTO)

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, Policia reagon për protestën
  • Vizita në Luksemburg, Rama ndan fotot me homologun Frieden: Nga marsi, fluturim direkt me Shqipërinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.