AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

by Alb Times
27/11/2026
in Kronikë
6
0
Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma për mbledhjen e fondeve, GoFundMe ka kthyer te dhuruesit të gjitha paratë e mbledhura nga një shtetas i Kosovës, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë shtirej se ishte i sëmurë me leuçemi akute.

Endrit Azemi ditë më parë u arrestua nën dyshime për veprën penale të mashtrimit dhe më 23 nëntor Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Sipas autoritetet në Kosovë, përmes GoFundMe, ai mblodhi 162.522 euro.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, GoFundMe tha se ka zero tolerancë për keqpërdorimin e kësaj platforme nga persona që tentojnë të keqpërdorin bujarinë e të tjerëve.

“Ekipi ynë identifikoi keqinterpretimin e fakteve, që bien ndesh me rregullat tona. Si rezultat i kësaj, fushata për mbledhjen e parave është mbyllur dhe të gjithë dhuruesit janë rimbursuar. Asnjë para nuk ka shkuar te organizatori”, tha GoFundMe.

Në ueb-faqen e platformës thuhet se ajo garanton mbrojtjen e të gjitha donacioneve dhe në rast se shohin se diçka nuk është në rregull, kthen të gjitha paratë te dhuruesit.

Paratë e mbledhura, sipas platformës, mbrohen për një vit nga momenti i dhurimit të tyre.

Platforma thotë se rastet e mashtrimit janë të rralla. Por, ekipet e saj të ekspertëve monitorojnë për çdo keqpërdorim apo abuzim të rasteve që raportohen, duke u mundësuar njerëzve që nëse kanë dyshime, t’i raportojnë ato.

Çfarë kanë thënë autoritetet në Kosovë për rastin?

Prokuroria Themelore në Gjilan pretendon se Endrit Azemi ka grumbulluar në total 189.206.8 euro.

Pjesa më e madhe është mbledhur përmes GoFundMe, përkatësisht 162.522 euro, ndërkaq 26.684.8 euro u mblodhën në qytetin e Gjilanit.

Ky institucion tha se pas informacioneve për dyshime për mashtrim, reagoi menjëherë dhe bllokoi të gjitha paratë që gjendeshin në llogaritë e evidentuara për rastin dhe e arrestoi të dyshuarin mbrëmjen e 21 nëntorit.

Kjo Prokurori pretendon se nga 9 nëntori deri më 21 nëntor, Endrit Azemi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi akute, prezantoi dokumentacion të rremë nga një spital në Stamboll të Turqisë me arsyetimin se do t’i nënshtrohej trajtimit jashtë vendit për këtë sëmundje.

Ai më pas kishte hapur në GoFundMe një fushatë për mbledhjen e parave, ndërkaq në Gjilan me ndihmën e familjarëve dhe personave të tjerë kishin mbledhur para po ashtu.

I dyshuari po ashtu kishte publikuar në rrjete sociale video duke kërkuar ndihmë për shërimin e tij jashtë vendit, duke pretenduar se vuante nga sëmundja e leukemisë akute.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, nëse Endrit Azemi gjendet fajtor për këtë vepër penale, ai mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Prokurorinë Themelore në Gjilan se sa para janë bllokuar deri më tani në llogaritë bankare të të dyshuarit dhe si do të veprohet me këto mjete.

REL-i ka pyetur edhe nëse i dyshuari ka tërhequr, transferuar apo shpenzuar një pjesë të parave para bllokimit të llogarive, si dhe nëse donatorët kanë mundësi ligjore t’i marrin paratë mbrapsht dhe çfarë procedure duhet të ndjekin. Deri më tani, Prokuroria nuk ka kthyer përgjigje/REL/

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KosovaKronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave

27/11/2026

Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

27/11/2026

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

27/11/2026

“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

27/11/2026

Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

27/11/2026

Dhoma e Avokatisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së!

27/11/2026

Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

27/11/2026

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

27/11/2026

Reforma Zgjedhore, PD i depoziton propozimet në Kuvend! Kërkon lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme elektorale

27/11/2026

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

27/11/2026

Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE

27/11/2026

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet e dëmet!

27/11/2026

‘Zogjtë’ e revolucionit e quajnë betejë finale dhunimin e Pavarësisë!

27/11/2026

VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

27/11/2026

U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave
  • Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.