AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

by Alb Times
27/11/2026
in Opinion
6
0
Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Patriotizmi nuk e ndjen asnjëherë frikën, pasi është i pagojë, sepse mbetet i shenjtë me aktet e veta të pazhurma, shpërfaqet i thjeshtë me dukjen e vet, është i qenësishëm për ata që e kanë si atribut dhe është i prekshëm, pasi jeton mes nesh. Ky është momenti që ata të cilët duan ta përdorin për status, sidomos në ditët e nëntorit kur kemi dendurinë e festave tona patriotike, rendin t’i marrin atributet dhe të shfaqen kinse të përkorë dhe përplot me të. Veçse, patriotizmi i shtyn me ftohtësinë e vet, me pa nevojën dhe me krenarinë, sidomos kinset. Patrioti, vetë, është krenar se është vetmitar. Në këtë kohë është pothuajse oshënar. Këtë nuk mund ta kuptojnë shumë nga ata që duhet të hiqen si patriotë, pasi kush do ta donte vallë jetën e oshënarit! Këta që e mëtojnë, kur nuk e arrijnë, kanë një armë “efikase”: urrejtjen. E veshin me të çdo gjë, kur s’bëhen dot patriotë dhe, mundohen të mos lënë asgjë të mbijë, përveç interesit të tyre dhe të atyre që përfaqësojnë ose më tej akoma: të atyre, nën të cilët vegjetojnë turpshëm.

E ndjemë këtë më 22 Nëntor, në ditën e Alfabetit; do e ndjejmë me siguri më 28 dhe 29 Nëntor. E ndjemë, kur kryeministrat shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama dhe Kurti kishin agjenda të ndara për një ditë tejet përbashkuese. E ndjemë, kur muaj më parë, tabelat që hiqnin gjuhën shqipe në Maqedoni, ishin nën tagrin e shqiptarëve dhe ata nuk dinin gjë; e ndjemë më 17 Nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës (Mund të ishte shumë mirë: Dita e Antifashizmit) një ditë që e kujtojnë dhe festohet si të ishte një ditë detyrimi. E ndjejmë në gjuhën e urrejtjes së këtyre ditëve dhe zhurmëmëdhenjve nëpër mediume që nuk kanë as konceptet më minimale për gjërat që flasin.

Patriotizmi vazhdon dhe ashtu pazë e dhuron dashurinë për vendin dhe gjuhën, bazën e identitetit tonë; i përkushtohet dhe tregon përgjegjësi ndaj atdheut, kurse kodi i brendshëm moral që ka, e ndih të mirën e përbashkët; kurse urrejtja rend që ky përkushtim dhe adhurim për vendin të kthehet në përjashtim, armiqësi apo urrejtje ndaj “tjetrit”. Ky tjetri mund të jetë secili nga ne, i cili nuk shkon me patetikët dhe sidomos kinset e shumtë. Kjo i ndodhi disa ditë më parë autorit të këtyre rreshtave, ndërsa po shpjegonte bjerrjen e frikshme demografike të vendit dhe argumentin e disa-herë-përdorur nga ekonomistët, se me këtë ritëm ç’popullimi, me gjasë do kapim nivelin e popullsisë të fund Luftës së Dytë Botërore. Përballë tij, një megafon i qeverisë aktuale dhe mbrojtës dhe atyre që tashmë Rama ka nisur t’i artikulojë si gabime,  e quante si “antikombëtare”!! Kjo situatë i shkonte asaj që eseisti amerikan Edward Abbey i fundshekullit XX (tashmë mund të konsultohet lirisht në internet) e thoshte fare qartë: “Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm ta mbrojë vendin e tij kundër qeverisë së tij”. A nuk ka ardhur vallë kjo kohë përballë qeverisë sonë, kaq fare dukshëm me varfërinë e shqiptarëve; asimetrinë e zhvillimit ekonomik; problemet e infrastrukturës; shqetësimet e mëdha që prezantojnë grupe të tëra të shoqërisë; përballjes me lubitë që po marrin gjithçka; apo mungesës së meritokracisë etj. Dhe, ndodh, se ndërsa njerëzit e thjeshtë e konceptojnë ende patriotizmin me respektin ndaj ligji dhe vendit, duke përmbushur çdo lloj detyrimi, ka të tjerë që përfitojnë dhe nuk pëlqejnë asgjë, thjeshtë duke u hequr si “patriotë” apo në emrin e “mbrojtjes së kombit”, marrin ç’të munden.

Historiani Timothy Snyder, në librin e tij me ese “Mbi Tiraninë: Njëzet mësime nga shekulli i njëzetë” (sjellë në shqip nga ‘Shtëpia e Librit’, përkthyer nga Gj. Erebara), në kritikat që i bëri mandatit të parë të presidentit Trump e shprehu në sensin tjetër këtë fenomen: “Çfarë është patriotizmi? Le ta nisim me atë se çfarë nuk është patriotizmi”. Dhe renditi disa arsye se çfarë nuk ishte patriotike në SHBA dhe e mbylli tejet qartë: “Çështja është se patriotizmi nënkupton t’i shërbesh vendit tënd”. Për ta bërë argumentin e qartë, solli shembullin sesi mund të ndodhte që presidenti i vendit të tij të kishte të njëjtin këshilltar me presidentin rus!

E trajtuar tashmë rregullisht nga shumë sociologë, shqiptarët shpesh e shprehin dashurinë për atdheun me simbole dhe emocione të forta, por nuk e përkthejnë atë në përgjegjësinë e nevojshme qytetare. Është ajo që e ndjejmë me kundërvajtësit e shumtë dhe që kemi aq shumë vështirësi t’ua  kthejmë ose t’i kritikojmë, qoftë dhe ata që nuk dinë të hedhin mbeturinat në kosh dhe ata që ulërasin më kot. Andaj ndodh që këngët, flamujt, festimet e mëdha mbeten shpesh në kujtesën e një dite të vetme, kurse vrasja e njerëzve, grave të thjeshta, apo gjërat më të zakonshme si ndotja e mjedisit, shkelja e rregullave të qarkullimit apo shmangia e taksave, shtruar dhe me shkatërrimin që i ndodhi Tiranës dhe ku një grup e quan normal, na mbeten të rrënjosura si provë e asaj që përkthehet si urrejtje e pastër për vendin tënd.

Trishtimi më i madh, sot, është se shumica e shqiptarëve nuk e besojnë shtetin e tyre, ndaj derdhin urrejtje pa fund nga tastiera. Pabarazia e sotme i ka bërë shumë ta shohin shtetin e tyre si “të huaj” ose të korruptuar. Deputeti Myrrizi numëronte pak ditë më parë dhjetëra deputetë që kishin qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe nuk bëhej asgjë ndaj tyre! Shqiptarët nuk i besojnë institucioneve dhe nuk e ndjejnë të kontribuojnë për të mirën e përbashkët, por mjaftohen të bëjnë gjënë më të lehtë të ulen në tastierë dhe të bëjnë si patriotë, duke vjellë vrer. Anipse ka shumë syresh që dinë edhe pse urrejnë: 81% e qytetarëve mendojnë se si korrupsioni i vogël (në shërbime) ashtu edhe ai i madh (në tenderë dhe pushtet) janë të përhapura gjerësisht. Shqiptarët (rreth 60% deri në 63% e  një anketimi të strukturave të Kombeve të Bashkuara) vlerësojnë se qeveria qendrore dhe bashkitë nuk janë transparente dhe s’japin llogari për vendimet apo shpenzimin e fondeve publike (UNDP, 2024).

Në këto kushte është e thjeshtë që politikanët për të mbuluar korrupsionin, papunësinë dhe mungesën e reformave, ta gjejnë mirë shprehjen e urrejtjes dhe madje ta stimulojnë acarimin e emocioneve të njerëzve me fjalët e tyre, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. “Mrekullia e tastierës” i shpëton nga përditmëria dhe i dorëzon te urrejtja ndaj kujtdo dhe shpesh pa shkak. Kurse, patriotizmi me vepra, atëherë kur të duhet të mbash qytetin tënd pastër, të bësh pagesën e rregullt të taksave, të kërkosh punën e ndershme, të kërkon disiplinë. Dhe, kjo është e huaj për shumë syresh. Ndërsa për urrejtjen ka vend për të gjithë, si shpërqendrim nga vështirësitë ekonomike dhe sociale, ndaj shqiptarët e kalërojnë revan tastierën e tyre. Në ta gjallë dhe në intervista, At Zef Pëllumbi, e thoshte shpesh: Çuditem me këtë urrejtje që kemi mes vete! E dinte mirë me jetën e kaluar më shumë në burg dhe më pak në liri se: politika shqiptare funksionon e qetë vetëm, kur shprehet si “ne kundër atyre” dhe pseudove të shumtë që e kanë më lehtë urrejtjen e shprehur me tastierë dhe pas krahëve sesa patriotizmin e pagojë dhe të munguar ndaj vendit tonë. (Homo Albanicus)

 

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: AktualitetKryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave

27/11/2026

Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

27/11/2026

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

27/11/2026

“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

27/11/2026

Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

27/11/2026

Dhoma e Avokatisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së!

27/11/2026

Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

27/11/2026

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

27/11/2026

Reforma Zgjedhore, PD i depoziton propozimet në Kuvend! Kërkon lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme elektorale

27/11/2026

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

27/11/2026

Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE

27/11/2026

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet e dëmet!

27/11/2026

‘Zogjtë’ e revolucionit e quajnë betejë finale dhunimin e Pavarësisë!

27/11/2026

VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

27/11/2026

U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave
  • Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.