• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ndal luftën!” Rutte mesazh Putinit: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

10/09/2025
in Botë
“Ndal luftën!” Rutte mesazh Putinit: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë nuk ishte një incident i izoluar, por një akt i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut me kërkesë të Varshavës.

Shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi Moskën se NATO është vigjilente dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të vet. Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh këtë mëngjes dhe diskutoi mbi situatën, pas kërkesës së Polonisë për konsultime. Aleatët shprehën solidaritet me Poloninë dhe denoncuan sjelljen e rrezikshme të Rusisë. Një vlerësim i plotë i incidentit po zhvillohet, por është e qartë se ajo që ndodhi nuk është një incident i izoluar.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë dhe shkeljet e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi vigjilentë dhe gati për të mbrojtur çdo centimetër të territorit tonë”, deklaroi Rutte.

Edhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë dënuan me terma të ashpër hyrjen e dronëve rusë në Poloni. Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi inkursionin si “thjesht të papranueshëm”, ndërsa i bëri thirrje Moskës të heqë dorë nga një përshkallëzim i tillë i rrezikshëm.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se “sulmi barbar ndaj Ukrainës dhe shkelja e paprecedentë e hapësirës ajrore të Polonisë” ishte një akt thellësisht shqetësues dhe i papërgjegjshëm, që sipas tij shërben për t’i kujtuar botës shpërfilljen flagrante të Putinit ndaj paqes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pohoi se hyrja e dronëve rusë në hapësirën polake ishte një akt ekstremisht i paprecedentë për Evropën. Zelensky paralajmëroi se Moska po teston limitet e Perëndimit, duke theksuar se numri i dronëve Shahed që hynë në Poloni ishte të paktën 24 – më shumë nga sa raportuan autoritetet polake.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan në total më shumë se 400 dronë dhe 42 raketa kruz në sulmin që nisi pak pas mesnatës dhe që dëmtoi infrastrukturë, godina dhe la të plagosur disa persona.

 

Më të lexuarat

  • Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!