• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Murrizi me sytë nga SPAK! Anëtari i Këshillit Kombëtar akuza PD për opozitë selektive, kandidat nëse hapet gara për kryetar

18/08/2025
in Politikë
Murrizi me sytë nga SPAK! Anëtari i Këshillit Kombëtar akuza PD për opozitë selektive, kandidat nëse hapet gara për kryetar

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se do të jetë në Parlament, edhe pse nuk fitoi mandatin e deputetit, Myslim Murrizi paralajmëron zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën.

Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë.

“Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026. Por e sigurte do jem atje.”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Elda Menga, nuk i kursen kritikat për aksionin opozitar pas humbjes se zgjedhjeve, duke akuzuar të vetët për opozitë selektive.

“Jam i indinjuar shpirtërisht për opozitën selektive dhe për heshtjen prej vitesh ndaj aferës me te madhe te shekullit që është Bankers, u ka vjedhur shqiptarëve në 21 vite, 15 miliard euro pasuri nëntokësore. Je opozitar ti por, merr ca tendera këtej, merr dhe ca lek për dorovitje dhe bën avokatinë e tyre. Siç kam reaguar për Komisionin Hetimor të Albana Vokshit për koncesionet e shëndetësisë. Ka harruar Janis Karathano të koncesionit të laboratorëve 130 milion euro dhe Klod Allajbeun e dializës me 100 milion euro.”

Jo vetëm demokratët, Myslim Murrizi akuzon edhe të majtët se kanë mbyllur sytë për aktivitetin e Bankers në Shqipëri duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj të dyja kahëve të politikës.

“Mua më ka bërë përshtypje lidhja e politikës me aferën Bankers Ajo që më ka tërhequr vëmendjen është dorovitja ashiqare e tre studiove ligjore të cilat kanë marre 13. 5 milion euro, nga 2019 deri me sot. Reagimi im është pse këtë cështje dhe vjedhje te shekullit, pasi asnjë afere ska 15 miliard euro, nuk e merr SPAK. Dhe për faktin se janë dy apo tre subjekte te SPAK te trazuar me këtë aferë tre ish deputet dhe dy ish-ministra.“

Në pritje të suprizave të shtatorit, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD paralajmëron një pranverë akoma me interesante për demokratët. Nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, Murrizi pritet të jetë sfidanti i parë, ndonëse do preferonte që doktori të qëndronte larg zgjedhjeve.

“Nëse Berisha nuk do jete kandidat dhe nuk do trazoje me absolutisht do jem në gare për kryetar partie. Si ish student dhjetori, si njeri që nuk vi nga komunizmi në PD, si njeri që skam asnjë lek nga paratë publike ne xhepin tim dhe që nuk jam opozitar selektiv. Pse jo edhe me Berishën, pse jo po ua them. Unë nuk e di që kjo është parti private e një njeriu”. /tch/

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!