AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Moska mund të sulmojë Evropën”, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

by SHT Media
05/06/2025
in Botë
6
0
“Moska mund të sulmojë Evropën”, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NATO dhe Perëndimi duhet të përgatiten për më të keqen. Sepse Rusia është sërish një rrezik. Duhet marrë në konsideratë mundësia për të përballuar një sulm. Alarmi u dha dje gjatë samitit të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës Atlantike. Fillimisht ambasadori amerikan, Matthew Whitaker (sekretari i Mbrojtjes, Hegseth, kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në takim), më pas vetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëruan se aleatët – veçanërisht evropianët – kanë detyrimin ta marrin seriozisht këtë rrezik.

“Urgjenca e momentit është e pamohueshme – tha Whitaker – ndërsa konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, Moska po përgatit tashmë lëvizjen e saj të radhës. Kremlini po rindërton ushtrinë e vet. Aleatët e NATO-s duhet ta kapërcejnë Rusinë. Nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua të jem i qartë: ka ardhur momenti për të vepruar. Na duhet një aleancë e ndërtuar për kërcënimet e vitit 2025 dhe më tej, jo për fushëbetejat e djeshme”.

Toni i Rutte nuk ishte i ndryshëm. “Jemi gjithmonë të përgatitur për çdo eventualitet. Dhe Vladimir Putin duhet ta dijë se nëse do të provonte të na sulmonte – referenca ishte kryesisht për vendet baltike – reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Do të jemi shkatërrues dhe shumë efikasë edhe pas 3-5-7 vitesh, dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë”. Ai shtoi se do të mbrohet “çdo centimetër i territorit të NATO-s” dhe “kushdo, qoftë Putin apo dikush tjetër, që mendon se kjo nuk është e vërtetë, do të përballet me pasojat”.

Dy janë pikat e nisjes. Tashmë edhe Donald Trump e ka kuptuar se presidenti rus nuk ka asnjë qëllim për të arritur një paqe apo armëpushim në Ukrainë. Kjo vatër lufte do të mbetet aktive të paktën për muajt në vijim. Raportet e disa shërbimeve inteligjente evropiane konfirmojnë mbi të gjitha se në planet e Moskës ekziston një vullnet konstant për të rikthyer nën kontroll një pjesë të territoreve që dikur i përkisnin “Rusisë së Madhe”, pra vende si Lituania, Estonia, Letonia dhe Moldavia. Një rrezik që NATO nuk mund ta neglizhojë. Aq sa SHBA-të u këshillojnë partnerëve të “Kontinentit të Vjetër” të pesëfishojnë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tokësore.

Pika e dytë është pasojë e të parës: aleatët duhet të shpenzojnë më shumë për Mbrojtjen.

Uashingtoni ka bërë të ditur, që me marrjen e detyrës nga administrata e re, se nuk ka më ndërmend të mbajë e vetme barrën e sigurisë evropiane. «Aktualisht – sqaroi Rutte pa dhënë ndonjë garanci qetësuese për të pranishmit – nuk ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa», por «ata presin që aleatët evropianë dhe kanadezë të shpenzojnë shumë më tepër». SHBA-të, edhe në prag të samitit të NATO-s që do të zhvillohet në fund të muajit në Holandë, këmbëngulin që shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5 për qind të PBB-së. Madje, ata nuk e konsiderojnë këtë një “sugjerim”, por një “angazhim konkret”.

Bëhet fjalë, megjithatë, për një shifër marramendëse për shumë vende të Bashkimit Evropian. Mjafton të kujtojmë se Italia aktualisht shpenzon 1.3 për qind, pra një të tretën e asaj që kërkohet. Madje, edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka zbutur këtë objektiv: “Askush, për momentin, nuk e mbështet realisht objektivin prej 5 për qind, sepse është joreal. Ajo për të cilën po flasim është rritja graduale e përqindjes në vitet e ardhshme”./La Repubblica

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.