AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Mori marrëveshjen sekrete Shqipëri- SHBA, PS do ta dërgojë Shehajn në SPAK, e akuzon për cenim të sigurisë kombëtare

by SHT Media
27/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Mori marrëveshjen sekrete Shqipëri- SHBA, PS do ta dërgojë Shehajn në SPAK, e akuzon për cenim të sigurisë kombëtare
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit të Etikës, përmes së cilës kërkon marrjen e masave të ashpra disiplinore dhe referimin penal për deputetin e opozitës, Agron Shehaj.

Lëvizja e mazhorancës vjen pas incidentit të ndodhur në ambientet e Kuvendit, ku kreu i partisë “Mundësia” akuzohet se mori me forcë kopjen fizike të marrëveshjes së klasifikuar për huan ushtarake prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dinamika e ngjarjes sipas mazhorancës

Në kërkesën zyrtare të zbardhur nga socialistët, sqarohet se deputetët ishin njoftuar paraprakisht se dokumenti në fjalë përmbante informacion të klasifikuar shtetëror. Për t’u njohur me përmbajtjen e tij, ligjvënësit duhej të paraqiteshin në sallën “Gerti Bogdani”, të firmosnin një Deklaratë Konfidencialiteti dhe ta lexonin atë vetëm brenda atij ambienti, pa pasur të drejtë të merrnin kopje.

Sipas shkresës së PS-së, deputeti Agron Shehaj ka refuzuar të zbatojë këtë procedurë. Pasi i është komunikuar nga stafi se nuk mund ta nxirrte materialin jashtë, ai pretendohet se e ka marrë atë me forcë dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë këtij episodi, një këshilltare e Kuvendit që e ka ndjekur deputetin për t’i marrë mbrapsht dokumentin, raportohet se është rrëzuar nga shkallët duke pësuar lëndime.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të dhunshme dhe të papranueshme,” thuhet në kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste.

Kërkesa për përjashtim dhe kallëzimi në SPAK

Për shkeljet e pretenduara të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes, Partia Socialiste ka kërkuar masën maksimale disiplinore ndaj Shehajt: përjashtimin e tij nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë.

Megjithatë, mazhoranca kërkon që çështja të mos mbetet vetëm në kuadrin administrativ, por t’i referohet menjëherë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas PS-së, veprimet e deputetit përbëjnë shkelje flagrante të legjislacionit për informacionin e klasifikuar dhe plotësojnë elementet e disa veprave penale, konkretisht:

Përvetësimi i paligjshëm i informacionit të klasifikuar, pasi dokumenti mbrohet me ligj të posaçëm si sekret shtetëror.

Vjedhja dhe grabitja për shkak të formës së marrjes së materialit duke përdorur forcë dhe duke u larguar me të.

Pengimi i detyrës së funksionarit publik për shkak të forcës së ushtruar ndaj punonjëses së Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Cenimi i Sigurisë Kombëtare

Në kërkesë ngrihet dyshimi se deputeti mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali te palë të treta, duke cenuar sigurinë kombëtare.

Pritet që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të mblidhet nesër (28 korrik 2026), për të shqyrtuar kërkesën dhe pamjet filmike të vendosura në dispozicion, përpara marrjes së një vendimi zyrtar.

Akuzat e PS për Shehajn që do t’i referohen SPAK–ut

  • përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;
  • (ii) vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;
  • (iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;
  • (iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;
  • (v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.