• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në Zagreb, pritet nga krerët e shtetit kroat: Krenarë për rrugëtimin e përbashkët në NATO

25/01/2024
in Politikë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në Zagreb, pritet nga krerët e shtetit kroat: Krenarë për rrugëtimin e përbashkët në NATO

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Z. Ivan Anušić. Qëllimi i vizitës është intesifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Z.Peleshi u shpreh se, “Shqipëria dhe Kroacia janë bashkudhëtare në një nga rrugëtimet më të rëndësishme, anëtarësimin në NATO e që këtë vit dy vendet shënojnë 15 vjetorin në NATO, duke qenë krenarë për pozicionin tonë në përmbushjen e detyrimeve për paqen dhe sigurinë tonë të përbashkët”.

Më tej Ministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Kroacisë, për rolin e saj të rëndësishëm në Ballkan, për mbështetjen e pakushëzuar që i ofron vendeve të rajonit në të gjitha proceset integruese euro-atlantike, duke theksuar këtu dhe kontributin e saj për një rajon të sigurtë, pa konflikte dhe në paqe.

Ministri Peleshi vlerësoi qasjen e vazhdueshme pozitive të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë ndaj Kosovës, si një mbështetëse e saj në perspektivën europiane, në anëtarësimin në të gjitha iniciativat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova ka kapacitetet për të kontribuar dhe për të luajtur një rol të rëndësishëm.
Ministri Peleshi njohu homulogun e tij kroat me angazhimet për vitin 20024, një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi mirëpret organizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme rajonale në vendin tonë, si dhe kryesimin e një prej iniciativave më të rëndësishme të rajonit siç është SHBA –Karta e Adriatikut (A 5).

Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e mbrojtjes nënshkruan një Memorandum të ri Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, risia e të cilit lidhet me përditësimin e këtij dokumenti me sfidat e reja, përfshirjen dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit në lidhje me inovacionin dhe kibernetikën, industrinë e mbrojtjes, trajnimet dhe edukimin dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët për Forcat tona të Armatosura.

Gjatë kësaj vizite, Ministri i Mbrojtjes Peleshi u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Z. Zoran Milanović dhe Kryeministri Z. Andrej Plenkovic. Ministri Peleshi i njohu dy krerët e shtetit kroat me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe me reformat e ndërrmarra së fundmi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Edhe në bisedë me Presidentin dhe Kryeministrin, ministri Peleshi shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia ka ofruar gjithmonë për integrimin e Shqipërisë, por dhe në rolin që ajo luan për sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor./m.j

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!