• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

21/12/2025
in Kronikë
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda. Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht, gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar, duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin) që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.

“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin) që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos pasur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin”.

Në shkresën që i ka shkuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë thuhet se vendimi nga gjyqtari është marrë më datë 18 dhjetor 2024 dhe deri më datë 10 dhjetor 2025 nuk është depozituar ende në kryesekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

“Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë, nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, rezulton se dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces. Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, shkelja që ka kryer gjyqtari pamundëson dhënien e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm kohor, për një proces të rregullt ligjor. Për këtë arsye, ai vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!