AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ministeriali i SEECP në Tiranë, Hasani: Të shqetësuar për tensionet në Lindjen e Mesme!

by SHT Media
16/06/2025
in Politikë
6
0
Ministeriali i SEECP në Tiranë, Hasani: Të shqetësuar për tensionet në Lindjen e Mesme!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po mbahet në Tiranë ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), ku Shqipëria përmbyll me sukses presidencën. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij hapëse, tha se ministeriali është një hapësirë politike ku të gjithë kanë zë të barabartë. Hasani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si një hap plotësues drejt integrimit në BE.

“Mbetet platformë dhe hapësirë politike ku të gjithë kanë zë të barabartë dhe vizioni ynë politik për rajonin merr formë. Në fakt, gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ynë është bërë më kuptimplotë, strategjik dhe i harmonizuar me politikat e BE, përfshirë planin ekonomik dhe të investimeve, agjendën e gjelbsër dhe planin e rritjes së BE. Është e qartë se bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësues për anëtarësimin në BE, por një hap i nevojshmë plotësues në drejtim të tij, ku krijojmë mundësi për tregtinë, thjeshtojmë lëvizshmërinë për qytetarët tanë, investojmë në energj, ndërlidhje dhe komunikim. Jo vetëm që përgatitemi për BE-në, por formoësojë jetë më të mirë.”, u shpreh Hasani.

Ministri u ndal edhe te bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani.

“Shqipëria ka qenë anëtarë e përkushtuar e këtij procesi. Kemi mbështetur zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal si instrument strategjik për të rritur konkurrueshmërinë, tërhequr investimet dhe për t’i sjellë ekonomitë tona më afër tregut evropian. Jemi krenarë për arritje kobnkrete si marrëveshja rajonale roaming, por edhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë që janë bërë së fundmi në kuadër të procesit të Berlinit.”

Përsëriti sërish ambicien për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade.

“Shqipëria mbetet e angazhuar në rrugëtimin e  vet transformues, agjenda jonë e reformave nxitet nga angazhimi ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Zgjerimi i BE nuk është vetëm një proces politik, por edhe një investim strategjik në stabilitet e paqe për Evropën. Me çeljen e grupkapitujve negociues, Shqipëria është në rrugën e duhur për të çuar përpara anëtarësimin. Synimi ynë është ambicioz por edhe i arritshëm për të çelur deri në fund të këtij viti dhe të përmbyllim negociatat deri në 2027. Po punojmë me vendosshmëri për ta bërë Shqipërinë gati për anëtarësimin e plotë në BE përpara fundit të kësaj dekade.  Ky është objektiv rajonal. Suksesi i fqinjëve tanë është suksesi ynë.”

Komentoi gjithashtu edhe sulmet e fundit Iran-Izrael.

“Ne jemi të shqetësuar nga tensionet e përshkallëzura në Lindjen e Mesme, përballjet e fundit midis Izraelit dhe Iranit, që paraqesin rrezik serioz për stabilitetin më të gjerë rajonal me pasoja globale. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet. I bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike. Zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike. Shqipëria iu bën thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe të angazhohen në përpjekje diplomatike në uljen e tensioneve. Rruga përpara nuk është e thjeshtë, por të vazhdojmë të punojmë bashkë”, shtoi Hasani.

SEECP përfshin 13 vende pjesëmarrëse: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Kosovën dhe Turqinë. Si platformë e iniciuar nga vetë vendet e rajonit, SEECP mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe përgatitjen për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.