• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mikroshtet, si Vatikani në Tiranë? Baba Mondi: Jemi befasuar! Rama s’na ka pyetur fare, është 100% nisma e tij

21/09/2024
in Politikë
Mikroshtet, si Vatikani në Tiranë? Baba Mondi: Jemi befasuar! Rama s’na ka pyetur fare, është 100% nisma e tij

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri për A2 CNN në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së sotme për krijimin e një mikroshteti si ai i Vatikanit në Tiranë.

Interesit për të mësuar se si do të funksionojë shteti sovran, për të cilin kryeministri Edi Rama tha në “New York Times” se do jetë rreth 11 hektarë dhe do të ketë pasaportën e tij, Baba Mondi iu përgjigj duke thënë se nisma është plotësisht e ideuar dhe propozuar nga shefi i qeverisë shqiptare.

“Lajmi se Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet Mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘The New York Times’”, tha Baba Mondi për A2.

Sakaq, prestigjiozja amerikane shkruante se bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël, çka do të thotë se Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do jetë shteti më i vogël në botë.

Sipas kryeministrit Edi Rama ky shtet do të ketë për synim promovimin e tolerancës fetare, por Kryegjyshi i Bektashinjve nënvizoi se në territorin e tij do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

“Zoti nuk ndalon asgjë; kjo është arsyeja pse na dha mendje. Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësjellje”, tha Baba Mondi për gazetën “New York Times”.

Ndërkohë mësohet se një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin përkatës.

“Deri më tani, Edi Rama, një katolik jopraktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar”, thekson gazeta.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!