AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Meta e Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”, Hoxha: SPAK ka tentuar disa herë për ta bërë bashkëpunëtor…!

by SHT Media
26/04/2024
in Kronikë
6
0
“Meta e Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”, Hoxha: SPAK ka tentuar disa herë për ta bërë bashkëpunëtor…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel tha se kreu i PL, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast.

Ai u shpreh se nuk do të habitej që në çdo moment SPAK të paraqitej në Gjykatën e Posaçme Anikorrupsion për të kërkuar një masë sigurie ndaj tyre, pasi hetimet kanë ecur në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Hoxhës, SPAK ka tentuar disa herë të bëjë bashkëpunëtor Kastriot Ismailajn, por ai nuk ka pranuar.

“Kemi dy çështje që janë për zonjën Kryemadhi dhe një çështje që është për zotin Meta. Secila nga çështjet ka ecur goxha, nuk do të habitesha në çdo moment që SPAK do të paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie, zoti Meta e di këtë gjë dhe këtë shpërthimin e menjëhershëm të zotit Meta, ai nuk e ka fshehur, e ka thënë qartazi dhe në daljet publike, sidomos për çështjen CEZ-DIA ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka SPAK për çështjen CEZ DIA.

Ka përmendur juristin Karaj, drejtorin ekzekutiv të DIA-s, ish kryetar i FRESSH, i LRI, njeri i afërt për shumë kohë i zotit Meta, Elvis Mata, edhe emrin e ish-bashkëshortes së Kastriot Ismailajt. Ndërkohë për zotin Ismailaj prokuroria ka tentuar disa herë për ta bërë bashkëpunëtor, por ai nuk ka pranuar sepse po e bënte burgun deri në fund. SPAK, nëse personazhet e tjerë që përmenda kanë folur, sepse ata janë marrë, drejtori di shumë gjëra aty brenda, nëse ata kanë dhënë dëshmitë e duhura, informacionin e duhur, është detyrë e SPAK për ta kompletuar këtë dosje”, tha Hoxha./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.