AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mes incidenteve, Trump sulmon Kinë-Rusi në OKB, mbron Izraelin dhe kërkon Nobelin e Paqes

by SHT Media
23/09/2025
in Botë
6
0
Mes incidenteve, Trump sulmon Kinë-Rusi në OKB, mbron Izraelin dhe kërkon Nobelin e Paqes
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkallët lëvizëse të ngecura dhe telepromteri i prishur nuk e penguan, por e frymëzuan për të sulmuar Kombet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, doli në foltore për t’i treguar mbarë botës se kush komandon rendin global. “Lashë një botë të qetë dhe në paqe, por gjeta krizat më të mëdhaja ndonjëherë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Trump përmendi sërish pretendimin se ndaloi 7 luftëra si presidenti, ndërsa akuzoi OKB se nuk po bën asgjë për të ndihmuar në këtë drejtim.

“Cili është qëllimi i Kombeve të Bashkuara? OKB-ja ka një potencial kaq të jashtëzakonshëm, por nuk e përdor atë. Gjithçka çfarë bëjnë është të shkruajnë një letër me fjalë të forta dhe pastaj të mos e ndjekin kurrë atë letër. Janë fjalë boshe dhe fjalët boshe nuk e zgjidhin luftën”, tha Trump.

Presidenti amerikan adresoi krizën në Lindjen e Mesme, duke kërkuar me urgjencë një armëpushim në rripin e Gazës, por rruga drejt paqes, sipas tij, nuk kalon nga njohja e Palestinës, shkruan A2 CNN.

“Si për të inkurajuar konfliktin e vazhdueshëm, disa anëtarë të këtij organi po kërkojnë të njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez. Shpërblimet do të ishin shumë të mëdha për terroristët e Hamasit për mizoritë e tyre. Ky do të ishte një shpërblim për këto mizori të tmerrshme. Në vend që t’u dorëzohen kërkesave të Hamasit për shpërblim, ata që duan paqe duhet të bashkohen me një mesazh: lironi pengjet tani”, tha presidenti amerikan.

Trump sulmoi ashpër Kinën dhe Indinë, por edhe Bashkimin Europian duke kërkuar që të ndërpresin menjëherë furnizimin me karburant nga Rusia, si mënyrën e vetme për të ndalur luftën në Ukrainë.

“Kina dhe India janë financuesit kryesorë të luftës përmes blerjes së naftës ruse. Disa europianë po bëjnë të njëjtën gjë. Ju jeni shumë më afër luftës. Ne kemi një oqean në mes. Europa po blen naftë dhe gaz nga Rusia ndërsa po luftojnë Rusinë. Ishte shumë e turpshme për ta kur mësova për këtë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë të gjitha blerjet e energjisë nga Rusia. Përndryshe të gjithë po humbasim shumë kohë. Nëse Rusia refuzon të negociojë një marrëveshje paqeje, Shtetet e Bashkuara janë gati të vendosin sanksione dhe tarifa të reja, por që ato të jenë efektive, Bashkimi Europian dhe të gjithë ju të mbledhur këtu duhet të miratoni të njëjtat masa”, tha Trump.

Trump kërkoi edhe njëherë që t’i njihej merita për zgjidhjen e shumë konflikteve duke marrë Nobelin e Paqes.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.