AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

by SHT Media
07/03/2026
in Politikë
6
0
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij për çështjen e Gërdec, duke e cilësuar atë një sajesë politike që, sipas tij, përpiqet të luajë me tragjedinë.

Mediu u shpreh se që në fillim të ngjarjes kishte dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë morale dhe kishte dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë hetimeve të drejtësisë.

Sipas tij, vetë prokuroria ka provuar në mënyrë përfundimtare se ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni dhe për këtë arsye nuk po gjykohet për një vepër të tillë, por për shpërdorim detyre.

“Prokuroria më ka akuzuar dhe nuk po gjykohem për korrupsion, por për shpërdorim detyre. Në provat shkresore të paraqitura nga vetë SPAK në gjykatë është deklaruar qartë se nuk ekziston asnjë lidhje apo transaksion dhe përfitim i Fatmir Mediut nga kompania SAK apo firma Albademil. Po ashtu, gjykata dhe prokuroria, në datën 6.04.2023, kanë marrë vendimin në këtë proces se akuza ndaj meje nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec dhe pasojat e tij”, deklaroi ai.

Sipas Mediut, akuza për shpërdorim detyre për të cilën po gjykohet lidhet vetëm me çështje teknike ushtarake, si klasifikimi i kalibrave, transporti i municioneve dhe çështje sigurie, dhe jo me funksionet e ministrit të Mbrojtjes.

Mediu: Procesi ndaj meje është një sajesë politike, e cila përpiqet të luajë me tragjedinë. Prandaj, që në fillim të ngjarjes kam dhënë dorëheqjen si pjesë e një përgjegjësie morale dhe kam dorëzuar imunitetin pa hezitim për t’i hapur rrugë drejtësisë që të bëjë hetim të plotë për të gjitha strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë edhe përgjegjësinë e ministrit.

Prokuroria dhe SPAK më kanë hetuar mua dhe familjarë të mi edhe për çështje private shëndetësore, në çdo aspekt, brenda dhe jashtë Shqipërisë, 360 gradë, por vetë prokuroria ka provuar në mënyrë përfundimtare se unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni.

Ndaj, prokuroria më ka akuzuar dhe nuk po gjykohem për korrupsion, por për shpërdorim detyre. Në provat shkresore të paraqitura nga vetë SPAK në gjykatë është deklaruar qartë se nuk ekziston asnjë lidhje apo transaksion dhe përfitim i Fatmir Mediut nga kompania SAK apo firma Albademil.

Po ashtu, gjykata dhe prokuroria, në datën 6.04.2023, kanë marrë vendimin në këtë proces se akuza ndaj meje nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec dhe pasojat e tij.

Akuza për shpërdorim detyre për të cilën po gjykohem ka të bëjë vetëm me çështje teknike ushtarake, të klasifikimit të kalibrave, transportit të municioneve, çështje sigurie dhe aspak me funksionet e ministrit të Mbrojtjes.

Në 18 vite, që kanë qenë vite persekutimi mediatik dhe juridik, janë zhvilluar mbi 10 procese gjyqësore dhe ka disa vendime të prokurorisë ndaj meje. Në asnjërin prej tyre nuk është gjetur asnjë shkelje ligji apo vendim qeverie që ministri të ketë vepruar në kundërshtim me të.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.