• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Media kolumbiane artikull për Dritan Gjikën: Fluturimet për në Bogota dhe lukset në Dubai të bosit të drogës, për të cilin flet presidenti

13/06/2025
in Kronikë
Media kolumbiane artikull për Dritan Gjikën: Fluturimet për në Bogota dhe lukset në Dubai të bosit të drogës, për të cilin flet presidenti

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, e përmendi emrin e Gjikës më 28 maj 2025, duke e quajtur atë pjesë të një ‘bordi drejtues të narkotrafikut’, ku bëjnë pjesë shtetas kroatë, serbë, francezë, holandezë, kolumbianë, amerikanë dhe shqiptarë.

Nga dokumente dhe burime konfidenciale të siguruara nga gazeta El Tiempo, del se Gjika ka lëvizur mes Stambolli, Guayaquil-it (Ekuador), Dubait, Bogota, Tiranës dhe Calit, duke përdorur pasaporta false, biznese fasadë dhe identitete të ndryshme.

Ai ka hyrë dhe dalë dhjetëra herë në Kolumbi, ku ka lidhje me rrjete të trafikut të kokainës në Cali dhe Valle del Cauca, dhe nga atje droga transportohej drejt kufirit me Ekuadorin, vend që Gjika e përdorte si bazë të sigurt.

Në Guayaquil, ai krijoi katër kompani, Agricontrade S.A., Cresmark S.A., Cannmaná S.A. dhe Negoglobal S.A., me objekt veprimtarie kultivimin e kanabisit dhe eksportin e mineraleve, që sipas hetimeve, shërbenin si mbulesë për kontrabandën e kokainës drejt Europës.

Gjika dhe bashkëshortja e tij Ashley Ruiz, shtetase ekuadoriane, blenë një vilë luksoze jashtë Guayaquil-it, ku autoritetet sekuestruan disa automjete të blinduara, përfshirë: BMë X6 (vlerë: 120.000 USD), Porsche Cayenne i blinduar (vlerë: 149.990 USD, në emër të Agricontrade), Chevrolet Corvette, Jahti ‘Recreo’ (Sea Ray Sundancer 310), blerë në 2020 për 50.000 USD.

Ky standard jetese u financua përmes trafikut të drogës, ndërsa llogaritë bankare dhe asetet ishin të maskuara nën emrat e kompanive dhe familjarëve. Sipas burimeve federale, Gjika kishte një bashkëpunëtor kolumbian të njohur si ‘JR’, që më herët ishte arrestuar nga DEA në SHBA. Tani ai është sërish në kërkim dhe dyshohet si furnizuesi kryesor i kokainës që kalonte nga Kolumbia në portet europiane të Algeciras (Spanjë), Francë, Holandë dhe deri në Shqipëri.

‘Pas arrestimit të parë, ‘JR’ ndryshoi identitetin dhe u rikthye në trafik. Hetimet e reja kanë nxjerrë lidhjet e tij të drejtpërdrejta me Dritan Gjikën’, tha një oficer i anti-drogës për El Tiempo.

Emri i Gjikës është përmendur edhe në kuadër të hetimeve për vrasjen e prokurorit paraguajan Marcelo Pecci në Kolumbi. Presidenti Petro ka përmendur trafikantin uruguajan Sebastián Marset si të përfshirë në atentat dhe ka sugjeruar se dosja Peçi është manipuluar, ndërsa autoritetet kolumbiane dhe ato paraguajane kanë hapur një linjë të përbashkët hetimore.

Arrestimi i Dritan Gjikës ka ringjallur shqetësimet për rrjetin e trafikantëve të strehuar në Dubai dhe Abu Dabi, ku shumë prej tyre përdorin pasaporta false, firma fasadë dhe investime të rreme për të fshehur paratë e drogës.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!