• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Më pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami i këtij viti reflekton sfidat e një bote në krizë

06/06/2025
in Botë
Më pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami i këtij viti reflekton sfidat e një bote në krizë

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më domethënëse se kurrë.

Në vend të tregjeve plot zëra dhe kafshë për kurban, shumë qytete të botës islame panë një festë “të përmbysur” nga realiteti ekonomik: inflacioni në rritje, humbja e fuqisë blerëse dhe pasojat e gjata të pandemisë COVID-19. Në vend të bollëkut, këtë vit dominuan kursimi dhe reflektimi.

Për miliona besimtarë, sakrifica nuk ishte vetëm therja e një kafshe, por privimi nga shumë të mira që më parë merreshin si të mirëqena. Dhe megjithatë, në xhami të mbushura plot, në lutje të ngritura njëzëri dhe në ndarjen e kurbanit më nevojtarët, u dëshmua se shpirti i Kurban Bajramit mbetet i gjallë.

Kjo festë që përkujton bindjen dhe devotshmërinë e Profetit Ibrahim këtë vit u mishërua në sakrificën e përditshme të njerëzve të zakonshëm që, përkundër mungesave, nuk hoqën dorë nga besimi, solidariteti dhe shpresa.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin. Por, këtë vit festa u shënua nga shpenzime të paktën, harmonin e vakët, rritje çmimesh dhe më pak kurban çka ndikoi në zbehjen e atmosferës tradicionale festive.

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, besimtarët myslimanë mbushën rrugët dhe xhaminë e madhe Istiqlal për faljen e mëngjesit të Bajramit të premten.

Kurban Bajrami, i njohur si “Festa e Sakrificës”, përkon me përfundimin e ritualeve të Haxhit në Arabinë Saudite. Kjo është një festë e gëzueshme, ku ushqimi ka rol qendror: besimtarët blejnë dhe therin kafshë, ndërsa dy të tretat e mishit ua shpërndajnë të varfërve.

Jashtë Xhakartës, tregu i gjedhëve në Jonggol gumëzhinte nga tregtarët që shpresonin të shisnin kafshë për sakrificë. Edhe pse shitjet u rritën në ditët para festës, shumë shitës thanë se kanë humbur klientë vitet e fundit për shkak të vështirësive ekonomike pas pandemisë së COVID-19, por dhe situata e luftërave në vend po bëjnë të vetën.

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Xhakartës, këtë vit janë regjistruar 35,133 kafshë për kurban, një rënie prej 57% krahasuar me vitin e kaluar.

Qeveria e Indonezisë ka shpallur të hënën ditë pushimi shtesë pas festës së së premtes, për t’u dhënë qytetarëve më shumë kohë me familjet. Pritet që festa e Kurban Bajramit të nxisë aktivitetin ekonomik në vend, ku konsumi i familjeve përbën më shumë se 50% të PBB-së. Megjithatë, analistët parashikojnë një ngadalësim të shpenzimeve familjare në vitin 2025.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!