• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

MAS: Kopshti ku 3-vjeçares iu thye këmba ishte pa licencë. Kemi kërkuar mbylljen e tij

07/11/2023
in Kryesore
MAS: Kopshti ku 3-vjeçares iu thye këmba ishte pa licencë. Kemi kërkuar mbylljen e tij
Shpërndaje me miqtë

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka reaguar pas daljes në media të dhunimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, teksa sqaron se vepronte në kushtet e paligjshmërisë dhe ishte pa licencë. Për këtë, arsye, MAS thotë se ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit.

“Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve. Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëhershme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licencuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, njoftoi MAS.

MAS shprehet se ka ngritur një Task-Torcë për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët. Ministria njofton se nuk do të tolerohet asnjë rast i dhunës ndaj fëmijëve.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur”, njoftoi Ministria e Arsimit.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!