AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

by SHT Media
07/08/2025
in Politikë
6
0
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli Manjani ka komentuar project kodin e ri penal, ku ndër të tjera propozohet dhe rikthimi i dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut, njësoj si në kohën e komunizmit.

Ai thotë se ky propozim nuk ka sens dhe mund të kishte kuptim vetëm nëse do të ishim në luftë.

Postimi i Manjanit

Atdheu ka vetëm tradhëtarë. Këtë vetë projekt Kodi i ri Penal nuk e di.

****

Projektkodi i ri penal propozon rikthimin e dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut.  Në vitin 1995 e hoqëm nga Kodi Penal këtë vepër që ishte më parë në kodin e qeverisë komuniste.

E hoqëm nga lista e veprave penale me një arsyetim të thjeshtë: të heqim ndëshkueshmërinë me natyrë politike të shqiptarëve.

Sot propozohet të rikthehet në listën e stërgjatë të veprave penale.

E di që snobët ndërkombëtaristë janë të gatshëm të na listojnë një numër shtetesh të NATO-s që u ka mbetë ai nen në kodet e tyre penale.

Por do t’u lutesha për një moment të mos na bëjnë majmunin ndërkombëtar dhe, së bashku me atë listë të na tregojnë se sa është zbatuar ky nen në ato vende, në 100 vitet e fundit?

Kush më shumë se shteti shqiptar i 80 viteve të fundit ka dënuar shtetasit e vet për tradhëti ndaj atdheut?

Gjejini këto statistika njëherë pastaj bëni majmunin.

Tani, të arsyetojmë pak për shoqërinë tonë, shqiptarët tanë dhe marrëdhënien e tyre me atdheun. Me dhéun e atit/babës.

A mund të flitet më për tradhëti ndaj atdheut kur:

1. Gjysma e popullsisë ka vendosur (për arsye të njohura) ta braktisë atdheun? D.m.th kanë braktisur tokën (dhéun) e babës, shtëpitë e tyre e madhe edhe baballarët e tyre?!

2. Kemi masivisht shqiptarë mbajtës edhe të një shtetësie tjetër, nga ku kanë detyrime edhe për shtetin tjetër?!

3. Kemi zyrtarë shteti që krenohen hapur se janë amerikanë, anglezë, italianë  etj dhe, se paguhen nga agjensitë e tyre sekrete?!  P.sh këta të drejtësisë së re që punojnë hapur për Amerikën, çfarë janë në raport me at’dheun e tyre që i paguan për ti shërbyer shqiptarëve?!

4. Kemi vendimarrje publike që dhéun e atit ja vëmë në dispozicion cilitdo përveç se të birit trashëgimtar?!

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut në këto kushte pra?

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut kur tradhëtia ndaj tij është normë sjellje?! A ndalohet tradhëtia ndaj atdheut kur të gjithë e braktisim atë për arsye krejt bazike?

Do ta kuptoja disi këtë nen në kohë lufte ku kërkohet rrjeshtim në llogore. Por në kohë paqe, rreziku është që tradhëtarët e vetëm të jenë ata që braktisin llogoren politike ose llaxoren publike.

Se ne e kemi edhe atë shprehjen “kush nuk e bën shurrën me shokët, është o spiun o tradhëtar”…

Shikojeni pra sa kollaj shpallesh tradhëtar në këtë vend të mbushur me tradhëti e tradhëtarë. Për një privatësisi në bërje shurre të shpallin tradhëtar. Imagjino më shumë…

Shoqëria jonë e mbushur me tradhëtarë nuk e ndalon dot tradhëtinë me kod penal.

Po këtë gjë vetëm projektkodi i ri nuk e di…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.