AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Manastirliu prezanton Shkollën Verore: Pilotimi nis më 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

by SHT Media
12/06/2025
in Politikë
6
0
Manastirliu prezanton Shkollën Verore: Pilotimi nis më 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Në takim morën pjesë përfaqësues të shkollave përfituese, prindër, mësues dhe drejtues të këshillave të prindërve, duke nënvizuar rolin gjithëpërfshirës të programit.

Nga shkolla “Lasgush Poradeci”, një ndër 10 shkollat ku do të pilotohet ky program, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij modeli të ri për zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe bashkëpunimin me komunitetin.

“Nga data 16 qershor, për herë të parë në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës do lançojmë Shkollën Verore. Shkolla Verore, e cila do të nisë menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, do të zgjasë dy javë. Është një program i studiuar me ekspertizën më të mirë, duke përfshirë këtu dhe ekspertizën e UNICEF dhe në bashkëpunim me World Vision. Në këtë program të mirëstudiuar, për 2 javë, ne do të kemi mundësi të zhvillojmë shkollën verore si një shkollë të hapur për komunitetin.

Fokusi do të jetë te fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, por nuk përjashtohen edhe nxënësit të cilët duan ta frekuentojnë shkollën verore. Këtë vit pilotojmë për herë të parë shkollën verore dhe për herë të parë 1000 nxënës do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla. Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se synimi është që ky program të shtrihet edhe në shkolla të tjera të vendit.

“Shkolla Verore është një program që do të pilotohet për herë të parë në 10 shkolla, me synimin për ta shtrirë vitin tjetër edhe më gjerë, në të gjitha bashkitë, për të mobilizuar burimet njerëzore, mësuesit, koordinatorët, por edhe përtej stafit të shkollës, edhe stafe të tjera profesionale, që mundësojnë bashkëpunimin dhe injektimin te grupmosha të ndryshme të nxënësve pikërisht këto aftësi kaq të nevojshme. Një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre programeve kanë edhe prindërit, bashkëpunimi me ta. Ne kemi fuqizuar bashkëpunimin e trinomit më të rëndësishëm brenda shkollës: mësues-prindër-nxënës. E kemi fuqizuar në disa aspekte. Së pari, përmes organizimit të këshillave të prindërve në nivel kombëtar, por edhe në nivel lokal, deri në nivel shkolle dhe klase. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim jo vetëm të fuqizohet, por edhe të mundet që të përcjellë brenda institucioneve shkollore dhe jashtë tyre në komunitet ide të reja, të cilat të zbatohen bashkërisht në shkollë dhe në komunitet.”, tha Manastiriu.

Ministrja Manastriliu u ndal dhe te shkollat si qendra komunitare,  investimet dhe rolet e reja në shkollë:

“Shkollat tona duhet të jenë struktura që ofrojnë shërbime të përditshme. Me përmirësimet që i kanë ndodhur sistemit arsimor dhe që po i ndodhin dita-ditës me këto shkolla moderne, me investimet në laboratorë digjitalë, laboratorë shkencorë, palestra, terrene sportive, me përfshirjen e programeve jashtëkurrikulare, si “Art, Zeje dhe Sport”, apo “Toka ime në shkollë”, me ekipet sportive në shkolla, si edhe programet e reja, por edhe me rolet e reja që kemi përfshirë në shkollë, sikurse janë mësuesi koordinator për orientimin në karrierë, mësuesi koordinator për zhvillimin e cilësisë, dhe me të gjithë bashkëpunimin që ne jemi duke e krijuar dhe fuqizuar çdo ditë e më shumë me prindërit, nxënësit dhe vetë mësuesit, ne tashmë bëhemi gati edhe për programe të reja që do t’i përfshijmë dhe për të cilat jemi duke punuar, sikurse është programi pas-shkollor dhe programi i ushqimit në shkolla, i cili është ndër programet më të kërkuara në shkollë  dhe ne jemi zotuar ta fillojmë këtë program, duke u fokusuar fillimisht në bashkitë qendër qarku dhe më tej edhe në të gjitha bashkitë e tjera.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.