AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Magazina e hashashit në Selitë, zbulohet roli i tre punonjësve të OSHEE dhe vajzës që u arrestua

by SHT Media
11/10/2024
in Kronikë
6
0
Magazina e hashashit në Selitë, zbulohet roli i tre punonjësve të OSHEE dhe vajzës që u arrestua
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një operacion të policisë së Tiranës, janë arrestuar shtatë persona, duke përfshirë tre punonjës të OSHEE dhe një vajzë, pas zbulimit të një magazine të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Kjo magazinë, e vendosur në zonën e Selitës, ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve pasi u zbulua se ishte konvertuar në një “shtëpi bari”.

Sipas informacionit të ofruar nga gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi punonjësit e OSHEE të identifikuar si Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali kishin për detyrë të kontrollonin zonën, por nuk raportuan aktivitetin kriminal.

“Tre punonjësit e OSHEE-së kanë pasur për detyrë të kontrollonin zonën e Selitës, më konkretisht në rrugën “Hamdi Pepa”, ku ndodhej edhe kjo magazinë, pronë shtetërore e Kadastrës, kati i parë i së cilës, ndërsa në katin e dytë ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike që rriteshin përmes llambave”, raportoi Kasapi në “Ditari nga Denisa Pasholli”.

Gazetari i A2 CNN zbuloi se ishte ish-deputeti Halit Valteri ai që njoftoi policinë pasi vuri re veprimtari të paligjshme gjatë një inspektimi në këtë magazinë.

“Ish-deputeti Halit Valteri, tashmë pjesë e Kadastrës ka shkuar për një inspektim në katin e parë të kësaj magazine dhe ka vënë re sende të dyshimta, duke njoftuar policinë. Pas kësaj ka ndërhyrë komisariati Nr.2 i policisë”, sqaroi më tej gazetari i A2 CNN.

Në operacionin e zhvilluar nga komisariatet përkatëse, policia gjeti 193 vazo me bimë narkotike të cilat rriteshin nëpërmjet llambave. Nga këto, 183 bimë u asgjësuan me djegie, ndërsa disa u dërguan për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, shkruan A2.

Përveç arrestimeve të kryera në këtë rast, një tjetër operacion u krye edhe në një banesë ku u kap një i ri me dy kilogramë kanabis dhe një fletore ku mbante shënime mbi aktivitetet e tij të shitjes së lëndës narkotike.

Sakaq, vajza 39-vjeçare e proceduar penalisht për “moskallëzim krimi”, dyshohet se kishte dijeni për aktivitetet ilegale, por nuk raportoi në organet kompetente, raporton A2.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i cili dyshohet si pjesë e grupit që merrej me kultivimin brenda magazinës.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.