• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Macron: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Gati për të dërguar trupa nëse është e nevojshme

15/03/2024
in Botë
Macron: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Gati për të dërguar trupa nëse është e nevojshme

Presidenti francez Emmanuel Macron dha alarmin për kërcënimin e Rusisë ndaj Evropës, ndërsa nuk përjashtoi vendosjen e trupave në Ukrainë, për të penguar fitoren e Rusisë.  Macron tha të enjten mbrëma se Rusia “nuk do të ndalet” nëse fiton luftën në Ukrainë dhe kërcënon vendet fqinje Moldavinë, Rumaninë dhe Poloninë.

“Rusia është bërë një fuqi që dëshiron të zgjerohet dhe është e sigurt që nuk do të ndalet me kaq”, tha ai në një mesazh në Platformën X, pas intervistës që dha për rrjetet televizive TF1 dhe France 2.

“Nëse e lëmë Ukrainën vetëm, nëse e lëmë Ukrainën të humbasë këtë luftë, atëherë me siguri Rusia do të kërcënojë Moldavinë, Rumaninë, Poloninë”, paralajmëroi ai.

Ai theksoi se nuk përjashton dislokimin e trupave në Ukrainë për të penguar Rusinë të fitojë luftën që ka më shumë se dy vjet.

“Të gjitha këto opsione janë të mundshme. Nëse duam të arrijmë paqen në Ukrainë, nuk mund të jemi të dobët. Ne duhet ta shikojmë situatën me maturi dhe të themi me vendosmëri, vullnet dhe guxim se jemi gati të përdorim mjetet e nevojshme për të arritur qëllimin tonë, se Rusia nuk e fiton luftën”, shtoi Emmanuel Macron.

Ndërsa Rusia nuk vendos kufij në luftën që ka zhvilluar që nga shkurti i vitit 2022 kundër Ukrainës, Perëndimi nuk mund të vendosë kufizime në mbështetjen e tij për Kievin, argumentoi ai.

“I vetmi përgjegjës do të jetë regjimi në Kremlin – jo ne”, pohoi presidenti francez. “Ne kurrë nuk do të sulmojmë, nuk do të marrim një iniciativë të tillë, Franca është një fuqi paqeje”, shtoi ai.

“Nëse Rusia fiton, jeta e francezëve do ndryshonte. Nuk do të kishim më siguri në Evropë”, shtoi Macron, për të cilin “oreksi” i presidentit rus Vladimir Putin për pushtim territoresh nuk do të ndalej në Ukrainë. “Të duash paqen sot do të thotë të mos lejosh Ukrainën të dështojë,” theksoi ai.

Kreu i shtetit francez i bëri komentet tre javë pasi deklaratat e tij fillestare rreth mundësisë së dislokimit të trupave perëndimore në territorin ukrainas, me fjalë të tjera, përfshirja direkte e NATO-s në luftë, shkaktoi një stuhi reagimesh brenda dhe jashtë Francës./ CNN.gr

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!