AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

by SHT Media
01/01/2026
in Kronikë
6
0
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka arritur të zbulojë një kazino të paligjshme më Lezhë, ku gjithashtu tregtohej edhe lëndë narkotike. Për ngjarjen është arrestuar përgjegjësi i kazinosë, si dhe është shpallur në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino.

Gjithtashtu u proceduan penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet se në Lezhë, në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, funksiononte një kazino për ushtrimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”.

Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi E. U., 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 47 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të paligjshme”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. U., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka marrë me kontratë qiraje objektin që ishte përshtatur si kazino. Vijon puna për kapjen e tij”, tha policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nxjerrë përgjegjësitë e personave që kishin për detyrë parandalimin dhe luftimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.