AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit! A do të dërgojë NATO trupa ushtarakë?

by SHT Media
18/03/2024
in Botë
6
0
Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit! A do të dërgojë NATO trupa ushtarakë?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që në fillimi, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë filluan dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, Moska e ka akuzuar Perëndimin se Ukrainës për të zhvilluar një luftë jo të drejtpërdrejtë kundër Rusisë. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams, realiteti është shumë më i ndërlikuar.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, disa aleatë perëndimorë kanë shtuar mundësinë e përfshirjes më thellë në luftën me Rusinë.

Në fund të shkurtit, presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ish-oficeri i inteligjencës së mbrojtjes amerikane, Matt Shoemaker, thotë se kjo ishte një përpjekje e zotit Macron për t’iu kundërvënë Presidentit Putin.

“Ai (Presidenti Macron) me siguri donte t’u dërgonte një mesazh rusëve për t’i frikësuar se NATO vërtetë mund të përfshihej në konflikt. Por për fat të keq, duke qenë se presidenti Macron nuk njoftoi paraprakisht anëtarët e NATO-s për këtë mesazh, ata u kapën të papërgatitur dhe në reagimet e tyre e kundrshtuan këtë si mundësi”, thotë zoti Shoemaker.

Analisti tjetër, Sean Steinberg nga organizata jo qeveritare ‘Qendra Soufan’, thotë se NATO tanimë ka një prani në terren.

“Është e vërtetë pasi duket se vendet anëtare të NATO-s kanë këshilltarë pranë forcave speciale në terren në Ukrainë. Por megjithatë ekziston një vijë e madhe e kuqe që bën dallimin mes pranisë së këshilltarëve në terren dhe një pranie të trupave të SHBA-së dhe NATO-s që do të luftonin drejtpërdrejt kundër trupave ruse”, thotë analisti Sean Steinberg.

Zëvendësadmirali në pension Robert Murrett, tani zëvendësdrejtor i Institutit të Universitetit të Sirakuzës për Politikat e Sigurisë dhe Ligjin, thotë se trupat amerikane mund të gjenden në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se ata po luftojnë.

“Çdo ambasadë që Shtetet e Bashkuara kanë në mbarë botën ka një grup rojesh të sigurisë të marinës amerikane, për mbrojtjen tonë. Pra, në një numër të vogël ka personel ushtarak aktiv në Ukrainë”, thotë zoti Murret.

Ruslan Bortnik, drejtori i Institutit të Politikës së Ukrainës, thotë se përfshirja e NATO-s është e pashmangshme.

“Rusia është shumë më e madhe se Ukraina prandaj ose do të përballemi me rrezikun e humbjes së luftës nga Ukraina, ose do të duhet të dërgohen trupa të huaja në vend”, thotë zoti Bortnik.

Ai beson se NATO nuk ka gjasa të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë. Por ai shton se shtete individuale si Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka ose një nga shtetet baltike mund të dërgojnë trupa në Ukrainë./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.