AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

LIVE nga “shpia e barit”, Kozak intervistë për median britanike: S’kam hy vetëm unë o vlla!

by SHT Media
15/04/2024
in Kronikë
6
0
LIVE nga “shpia e barit”, Kozak intervistë për median britanike: S’kam hy vetëm unë o vlla!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A është Tik Tok platforma e preferuar e kriminelëve?

Në një video të publikuar një ditë më parë nga “Express Uk” shihet një përmbledhje materialesh nga rrjetet sociale Tik Tok e Instagram, ku ‘kryefjalë’ janë shqiptarët.


Media britanike thotë se Britania e Madhe shihet si “parajsa e gangsterëve” ku bëhet leku i madh përmes shpive të barit.

Vëllezërit shqiptarë, Aleks e Dor Visha dalin hapur me figurë e zë në Tik Tok duke folur për punën ilegale. Por jo vetëm kaq, në Tik Tok qarkullojnë video ku audiencës i ofrohet “tur në shpitë e barit”. Aleks Vishën, “Express Uk” e cilëson si kriminel të paturp e që mburret në rrjetet sociale për “perandorinë e tij të drogës” në Britani. Kanabisi tregohet me detaje në pamjet filmike, flitet për cilësinë e madje si bëhen pazaret e drogës.

Fakti shokues është se as rrjetet sociale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj këtyre llogarive ku ekspozohet në masë krimi e droga. Me një hulumtim të thjeshtë, arrin të shohësh se përmbajtje të tilla ndikojnë e tërheqin shumë të rinjtë shqiptarë. Këta të fundit, të bindur se Anglia do u zgjidhë shpejt çdo problem, rrezikojnë edhe jetën për të mbërritur në destinacion.

Personazh mjaft i njohur në Tik Tok për shqiptarët është edhe i riu Kozak Braçi i cili nuk heziton të futet Live me persona që merren me drogë dhe madje i pyet se sa fitojnë.

Kozak: Sa lekë merr?

Dor Visha: Po varet, me qenë punëtor si puna ime merr 5 mijë Euro në muaj.

Kozak: Duhet të kesh kapital për atë punë se ti mund të bësh një shpi, merr 25 mijë, vijnë e të gjuajnë e ha goditje. Bje edhe në burg. Duhet të kesh lek për të bërë shpia o burrë!

Gazetari britanik i “Express Uk” ka shkuar në lagjen e Kozak në Tiranë dhe e ka intervistuar, pikërisht për këtë fenomen të frikshëm.

-Në disa video që kemi gjetur, ti u flet njerëzve në shtëpitë e barit në Angli.

Kozak: Jo mo, unë në fillim fare fusja njerëz Live, ku e dija unë se ku ishte ai! Ma ka çu ftesën për Live, ai mund të jetë dhe duke u hedh nga tarraca. (Qesh)

-A e promovon ti këtë stil jetese?

Kozak: Nuk është stil i mirë, s’është gjë e mirë. Edhe kur rrija Live në fillimet e mia, kam vite, që fusja njerëz. Më çonin Live nga Anglia, me naj vend tjetër. Habitesha kur i shihja, se a kupton, është si duke folur me ty tani dhe të dalësh në shtëpi bari. Përshembull këta edhe nuk e di a kanë qenë në Angli, ai mund të ketë qenë edhe në Amerikë. Ku di unë ku ka qenë ai!

-Si ndihesh që një i ri mund ta shohë dhe merr idenë e gabuar?

Kozak: Ça ka me u ni mo? Ça t’i bëj, se kam hedh unë! Pastaj sa veta janë fut ashtu, në Shqipëri nuk ekzistojnë shtëpitë e barit. Kanë dal or burrë…Flisje me dikë e të tregonte direkt, jam në shtëpi bari, nxirrte kamerën direkt.

-A ke punuar ndonjëherë me to?

Kozak: S’kam vuajtur ndonjëherë për të pas gjëra, ka punu familja. Por po të isha në hall, edhe mund t’u joshja…

Ai shihet dhe pak nervoz pas mbarimit të intervistës, duke iu thënë të presin pjesët ku përmendet se ai është futur Live me personazhe të tilla.

Kozak: Jo se do më bëjnë gjë mu…Mos e regjistro! Atë shtëpive të barit, se më hap probleme o vlla. Ka hy gjithë Shqipëria, s’kam hy vetëm unë! Kam qenë i famshëm o vlla. E bëra intervistën për respekt.

E në fakt “Express Uk” paska gërmuar aq thellë sa ka gjetur edhe videon kur Kozak është rrëmbyer vite më parë, duke i dhënë kështu shpjegim frikës së tij pas prononcimit.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.