AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

by SHT Media
14/01/2026
in Kronikë
6
0
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë
6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, i paraburgosuri Altin Ndoci, arriti të arratiset nga spitali i qytetit të Durrësit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta, ndërsa autoritete ligjzbatuese vendosën të shkarkojnë të gjithë zinxhirin, i cili duhet të garantonte sigurinë për transportimin në kushte të rrepta sigurie

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se arratisja nuk ishte aspak rastësore, por e mirëllogaritur dhe e organizuar.

Sipas tij, Ndoci është fizikisht i fuqishëm dhe vështirë se mund të ndalohej nga efektivët në kushtet në të cilat ndodhej.

Eksperti ngriti pikëpyetje edhe mbi faktin pse është përdorur një autoambulancë për transportin e tij drejt spitalit dhe pse nuk është njoftuar Policia e Shtetit për masa shtesë sigurie.

Ai theksoi se protokollet janë strikte dhe parashikojnë minimumi tre punonjës shoqërues, të pajisur me mjete mbrojtëse, sidomos kur bëhet fjalë për persona të akuzuar për vepra të rënda penale si vrasja dhe përfshirja në grup të strukturuar kriminal.

“Nëse punonjësit e sigurimit, duhet të ketë radio dhe jepet sinjali, autori u arratis, shihet drejtimi i mundur, salla operative njofton pikat e patrullës, në mënyrë të tillë që një automjet me këtë targë të bllokohet.

Pse ishte një autoambulancë. Nuk mund të shkojnë me autoambulancë, e dyta, pse nuk është njoftuar Policia e Shtetit për masa shtesë. Pa pranga ai mund të ishte ikur që në atë moment.

Nuk është neglizhencë, sepse protokollet e sigurisë janë strikte. Minimumi absolut janë tre persona dhe në kushte të përforcuar, personi përcaktohet mbi bazën e akuzave penale, që akuzohet për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Grupi shoqërues duhet të ishte me antiplumb”, tha ai.

Ai theksoi se liria e Ndocit mund të përbëjë rrezik për ato dëshmitarë, të cilët janë në proces kundër tij.

“Më shumë forca kanë vajtur për të hequr plastmasat e Adriatik Lapajt, sesa tek ky person, me rrezikshmëri të lartë. Nuk mund t’i hiqeshin prangat autorit. Ai person mund të ketë dhe dëshmitarë në çështjen e tij. Si mund të ndihen dëshmitarët që janë në proces kundër tij”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.