• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Lihet në burg tutorja “Lorela”/ Çfarë tha para gjykatës për të miturat që rekrutonte dhe i shfrytëzonte për prostitucion

16/01/2024
in Kronikë
Lihet në burg tutorja “Lorela”/ Çfarë tha para gjykatës për të miturat që rekrutonte dhe i shfrytëzonte për prostitucion

Autoritetet në Greqi kanë lënë në burg dy nga tre të akuzuarit për rrjetin e tutorëve  me të mitura.

Në burg u la shqiptarja 31-vjeçare Lorela Kapaj dhe një  34-vjeçar, ndërsa detyrim paraqitje u vendos për një 55-vjeçar që akuzohet për veprën penalë marrëdhënie seksuale më të mitur.  Sipas raportimeve, tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre.

“Lorela” ka pretenduar se nuk i ka shtyrë vajzat në prostitucion dhe se e kishte këshilluar 17-vjeçaren shqiptare që të bënte pikërisht të kundërtën kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo po ashtu ka pohuar se nuk ka njohur askënd nga të akuzuarit.

Ndërkohë dy të pandehurit meshkuj, kanë deklaruar se ata nuk e dinin që vajzat ishin të mitura, pasi i ishin dukur si 20-vjeçare.

Me pseudonimin “Lorela”, 31-vjeçarja shqiptare e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur.

Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave.

Personi i dytë nga grupi që i është caktuar masa e paraburgimit është një 34-vjeçar i cili ka qenë shok i Lorelës. 34-vjeçari grek, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë gjetjen e klientëve të pasur “për takime seksuale me pagesë”. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe pornografike në internet, përmes së cilës u rezervuan të paktën 10 takime romantike, të cilat u kryen në hotele në qendër të Athinës.

Lorela nga Shqipëria, nënë e një djali dhe Elena 25-vjeçare “peshkonin” vajzat nëpër klube, duke i gënjyer me jetën luksoze që bënin vetë: Makina të shtrenjta, veshje firmato dhe pushime në jahte luksoze dhe hotele. Lorela solli në banesën e saj, në Colonos, të miturat, të cilat i “rekrutoi”, megjithatë si në pallatin ku banonte, ashtu edhe në lagjen shfaqej si estetiste, për të justifikuar praninë e shpeshtë të vajzave në shtëpinë e saj./m.j

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!