• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Lihen në burg të dyshuarit për vrasjen e Renis Dobrës, debate të nxehta në gjyq

19/08/2025
in Kronikë
Lihen në burg të dyshuarit për vrasjen e Renis Dobrës, debate të nxehta në gjyq

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut.

Trupi i të riut u gjet një ditë më vonë pranë liqenit të Shkopetit.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, gjatë seancës, avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni dhe Halit Zhuka zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dyshuarve dhe cilësimin e arrestimit si të paligjshëm.

Gjykata vendosi të lërë në burg të dyshuarit dhe caktoi afat për mbledhjen e provave shtesë.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, së bashku me Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, e ndoqën të riun nga qyteti i Burrelit, e dhunuan, e mbytën me litar dhe tentuan ta fshehin duke hedhur trupin dhe automjetin e tij në liqen.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e 9 korrikut nga ana e policisë.

Kujtojmë se, pavarësisht pretendimeve të dy të arrestuarve, policia dhe prokuroria e Dibrës janë thuajse të bindura se Petrit Çakraj, Fatjon Bushgjoka dhe dy vëllezërit e tyre, Kristi dhe Aleksandër, të shpallur në kërkim, janë autorët e ngjarjes.

Dyshimi i hetuesve mbështetet në pamjet filmike që tregojnë katër autorët në qytetin e Burrelit, si dhe në verifikimet e automjeteve të përdorura gjatë krimit.

Renis Dobra ishte kthyer së fundi nga Gjermania, ku ishte deportuar pas arrestimit si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë. Pikërisht nga ky aktivitet policia dyshon se viktima kishte pasur konflikte me katër autorët.

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!