AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri”, Kadilli: Opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet

by SHT Media
01/05/2024
in Politikë
6
0
“Ka krijuar një organizatë terroriste”/ Avokati: Akuzat e Bardhit, shpifje të rënda. Shërbëtor i Berishës, kërkon ta bindë që t’i japë Foltoren
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.