AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

by Alb Times
06/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akuzojnë sot shumicën qeverisëse për gjithçka kanë bërë vetë kur ishin në pushtet. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë, janë përpjekur të ndikojnë në mënyrë të paligjshme tek drejtësia, përmes ish-presidentit Bamir Topi, për të mbyllur dosjen e 21 Janarit. Detajet e mënyrës se si Sali Berisha e shikon dhe e ka përdorur drejtësinë i rrëfen ish-Presidenti Bamir Topi, në librin e tij me kujtime, me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Duke përdorur Lulzim Bashën si ndërmjetës, Sali Berisha, në 23 janar 2011, i ka kërkuar Bamir Topit, në atë kohë President, që të ndikonte tek Ina Rama, në atë kohë kryeprokurore, që të tërhiqte urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Arrestimi dhe zbërthimi i zinxhirit komandues të Gardës në Prokurori, mund të nxirrte zbuluar orkestruesit kryesorë të vrasjes së protestuesve dhe eliminimit të provave të krimit. Ndaj, mëngjesin e 23 janarit 2011, Lulzim Basha është shfaqur tejet i shqetësuar në shtëpinë e Bamir Topit, ndërsa i ka kërkuar në emër të Sali Berishës, që të ndërhynte tek Ina Rama që tërhiqej nga hetimi i paanshëm i vrasjet se këtë protestuesve të pafajshëm. Po pse Berisha i ka kërkuar Topit të ndikonte tek Ina Rama? Dy janë arsyet. Së pari, Ina Rama, e quajtur fillimisht nga Berisha ‘Silvia Konti’, refuzonte t’u bindej urdhrave të Berishës dhe për pasojë u vu në shënjestër të sulmeve të tij, me epitete të rënda dhe akuza si puçiste. Së dyti, Bamir Topi si President ishte në atë kohë edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke pasur autoritet mbi drejtësinë. Ndërhyrja konfirmon edhe një herë se si Sali Berisha i ka parë presidentët e zgjedhur nga PD si një instrument për të kapur KLD dhe KLD për të kontrolluar gjyqësorin. Ndërkaq, kur Bamir Topi ka refuzuar kërkesën e Berishës për të ndërhyrë tek Ina Rama, Berisha ka rrethuar shtëpinë e tij me gardistë, njerëz të Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe persona të tjerë të besuar. Në të njëjtën kohë, Berisha me deklaratat e tij publike e ka futur Topin në grupin e puçistëve me Ina Ramën. Më vonë, Berisha ishte vendimtar për emërimin e Adriatik Llallës në vend të Ina Ramës dhe të Bujar Nishanit në vend të Bamir Topit. Ndërkaq, prej pesë vitesh, si Berisha, ashtu edhe Basha, ankohen se shumica në pushtet po kap drejtësinë.

Basha në shtëpinë e Bamir Topit 
Në librin e tij, Bamir Topi, rrëfen se si Basha u shfaq në shtëpinë e tij mëngjesin e 23 janarit 2011, dy ditë pas vrasjeve në bulevard. “Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

–Mirëmëngjesi, mirë se erdhe! –hapa bisedën.
–Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! –më tha.
–Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: “Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! Ai jo vetëm kishte ardhur me urdhrin e Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë. -Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij”, rrëfen Topi.

Përgjigja e Topit 
Ish-kreu i shtetit shkruan se jo vetëm e ka refuzuar këtë kërkesë të Lulzim Bashës për të ndërhyrë tek Ina Rama, por shton se i ka dhënë edhe një këshillë Bashës. “Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur. -Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin. Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme. –Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikoj se do të shkojë jo mirë”, shkruan Topi.

Berisha nisi sulmet pas refuzimit të kërkesës 
Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj Bamir Topit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, për të ndërhyrë tek Ina Rama, për dosjen e 21 Janarit. “Të dielën në mbrëmje ai (Berisha) mblodhi Parlamentin, ku deputetët besnikë të Sali Berishës bërtisnin për grusht shteti. Dita iku shpejt dhe lufta mediatike ishte vendosur në gojë të gazetarëve apo analistëve, të cilët ishin pozicionuar në llogoret e palëve. Ndërkohë unë isha në kontakt me miqtë në ndërkombëtarë te të cilët ndihej shqetësimi në rritje. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që kryeministri, veç opozitës, ishte futur në konflikt me shtetin dhe përfaqësuesit e tij. Në mbledhjen e qeverisë, djallëzia e Berishës kishte arritur kulmin. Ai foli këtu për sever të paprishur të Kryeministrisë, që ta ketë si alibi se kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në fakt severi ishte fshirë natën e 21 janarit, ku Berisha ishte fshehësi si së vërtetës së hidhur që do të tregonte se çfarë ndodhi brenda zyrave të tij, çfarë urdhrash u dhanë dhe kush ishte atë ditë atje”, shkruan Topi.

Berisha i rrethon shtëpinë 
Pas akuzave, Berisha rrethoi shtëpinë e Bamir Topit me njerëzit e tij, në kuadër të sulmeve dhe hakmarrjes pas refuzimit për të ndërhyrë tek drejtësia. “Nuk kishin kaluar disa minuta kur më telefonojnë me radhë Sali Shehu, Sami Gjergji, Aleksandër Biberaj, duke kërkuar takim për t’u konsultuar për situatën së bashku me Bensik Mustafajin. Pa kaluar 30 minuta nga fjalimi kërcënues i Sali Berishës në, banesa ima ishte blinduar me oficerë të Gardës, njerëz të SHIU dhe besnikë të Sali Berishës. Kryetari i shtetit ndihej i rrethuar dhe gati-gati si në arrest shtëpie. Thërrita shoferin tim, Kujtimin, një mikun tim dhe të familjes, njeri besnik, duke i thënë se si ishte situata rreth e qark shtëpisë. Shkova, u vesha sportiv dhe u futa në makinë i ulur mbrapa. Makina po dilte nga rruga e shtëpisë sime duke shkaktuar lëvizje e dyshime tek rojet e shumtë që raportonin direkt tek eprorët e tyre, të cilët duhet të ishin ndalur për përfshirje në ngjarjet e dy ditëve më parë. Përfytyrohet që siguria e jetës sime ishte tashmë në duart e miqve të kryeministrit… Makina kaloi postbllokun kryesor dhe u fut në rrugicat plotësisht në errësirë dhe pas dy manovrimeve në zonën e Kinostudios u kthye për të marrë rrugën e Dajtit, duke u siguruar se askush nuk kishte mundur të na ndiqte….Kujt mund t’i shkonte në imagjinatë që kreu i shtetit po udhëtonte në ato kushte në errësirë e në një natë të ftohtë dimri, me erë dhe pa hënë”.

/shqiptarja.com

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

16/11/2026

Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor

16/11/2026

Emri/ Tritol për herë të dytë brenda muajit në një dyqan lulesh në Tiranë: Për shkak të djalit që luan bixhoz

16/11/2026

Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri! Goditen dhe dy raste kontrabande

16/11/2026

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

16/11/2026

“Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE!

16/11/2026

Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!

16/11/2026

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

16/11/2026

EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

16/11/2026

Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

16/11/2026

EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

16/11/2026

Mbetet në fuqi/ Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!

16/11/2026

Shpërthim pranë një biznesi në Tufinë, konstatohen dëme materiale! Policia e Tiranës nis hetimet për shkakun

16/11/2026

Përleshje mes dy personave në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një prej tyre! Hetime se kush e futi armën në qeli

16/11/2026

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, sot mbahet seanca në GJKKO!

16/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës
  • Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.