AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Largoi prokuroren nga hetimi, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës

by SHT Media
16/08/2024
in Kronikë
6
0
Largoi prokuroren nga hetimi, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho për zëvendësimin e prokurores Besiana Sadikaj nga hetimi i një procedimi penal u konsiderua i pabazuar në ligj dhe u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Nga Edmond Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP u mblodh me urgjencë të premten më 16 gusht për të shqyrtuar një ankesë të kryer nga prokurorja e Sarandës, Besiana Sadikaj kundër vendimarrjes së eprorit të saj, drejtuesit Kledian Llaho, i cili e ka zëvendësuar nga hetimi i një çështjeje pa pëlqimin e saj.

Vendimarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho e datës 8 gusht për zëvendësimin e Sadikajt, është bazuar mbi një kërkesë të një oficereje të policisë gjyqësore, e cila është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet, në çështjen që po hetohej nga ankuesja.

Llaho ka vlerësuar se Sadikaj gjendjej në kushtet e njëanshmërisë në hetimin e kësaj çështje dhe ka vendosur ta zëvendësojë, ndërsa prokurorja Sadikaj e ka vlerësuar të paligjshëm, të apargumentuar dhe arbitrar vendimin e eprorit, duke kërkuar shfuqizimin e tij në KLP.

Prokurorja ankuese, Besiana Sadikaj ka parashtruar se ka qenë duke hetuar një procedim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, të regjistruar pa autor, bazuar në kallëzimin penal të një avokati ndaj autoriteve të Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili ka pretenduar se është mbajtur i shoqëruar në kundërshtim me ligjin.

Sadikaj ka sqaruar se ajo është caktuar si prokurore e kësaj çështjeje vetëm përmes siglimit të drejtuesit. Sipas saj, megjithëse i ka kërkuar verbalisht Llahos që të procedohet me vendim për caktimin e prokurorit në hetimin e materialit kallëzues, ai nuk ka pranuar duke e konsideruar të rregullt mënyrën e caktimit pa iu nënshtruar shortit elektronik dhe pa një vendim.

Në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim, është pyetur edhe oficerja Noreta Kalcuni, si person në dijeni për ngjarjen, pasi ajo ka qenë e gatshme dhe ka marrë deklarimin e të shoqëruarit në komisariat.

Sipas ankueses, më datë 29 korrik, drejtuesi i prokurorisë i ka kërkuar informacion se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi, në çfarë cilësie procedurale është pyetur oficerja Kalcuni dhe nga kush, si dhe nëse është përpiluar urdhër për kryerjen e veprimeve hetimore me të cilin është kryer ky veprim hetimor.

Bashkëlidhur kërkesës për informacion, është vendosur në dispozicion një shkresë me të cilën oficerja Kalcuni ka kërkuar përjashtimin e prokurores Besiana Sadikaj nga hetimi.

Bazuar në kërkesën e oficeres së policisë gjyqësore, drejtuesi Kledian Llaho ka vendosur zëvendësimin e prokurores Sadikaj nga hetimi. Ai ka argumentuar se mes oficeres Kalcuni dhe prokurores Besiana Sadikaj rezulton një marrëdhënie personale konfliktuale, që vlerëson se përbën shkak për vendosjen e prokurores së çështjes në kushte njëanshmërie.

Gjatë një bisede telefonike, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho i tha BIRN se e kishte zëvendësuar prokuroren Sadikaj pasi mes saj dhe oficeres së policisë gjyqësore kishte pasur konflikte. Llaho tha se drejtuesi ka si detyrë që të sigurojë hetime objektive e të paanshme nga ana e prokurorëve.

Prokurorja Besiana Sadikaj ishte e paaritshme për t’u pyetur për koment.

Në ankesën e saj, Sadikaj ka pretenduar se arsyetimi drejtuesit është i paargumentuar në fakte konkrete, si dhe cënon pavarësinë e prokurorit, duke u përpjekur për caktimin e subjekteve ku duhet vepruar apo mosvepruar, si dhe duke vendosur në mënyrë arbitrate e të menjëhershme zëvendësimin e prokurorit.

Në shqyrtim të ankesës, KLP vëren se oficerja e policisë gjyqësore deri në momentin e kryerjes së kërkesës për zëvendësimin e prokurores Sadikaj, ka qenë në cilësinë e dëshmitares dhe për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet si palë në çështjen që po hetohej.

Për rrjedhojë, konsiderohet se vetëm ankesa e oficeres për përjashtimin e prokurores, nuk mund të përbëjë apriori shkak për zëvendësimin e saj në hetimin e çështjes në fjalë. Sipas KLP, pretendimet për paanshmëri personale të prokurorit në hetimin e një çështjeje duhet të provohen, ose të bazohen në fakte të vërtetueshme. Po ashtu, KLP sjell në vëmendje jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se paanshmëria personale e gjyqtarit duhet të prezumohet deri sa të provohet e kundërta.

KLP vlerësoi se vendimi për zëvendësimin e prokurores Besiana Sadikaj nuk është marrë në përputhje me ligjin dhe se ankesa e saj gjendet e bazuar në ligj. Në përfundim, këshilli vendosi me votat e tetë anëtarve që morën pjesë në mbledhjen online, pranimin e ankesës së Sadikajt dhe shfuqizimin e vendimit të drejtuesit Kledian Llaho, të marrë prej tij më datë 8 gusht.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.