• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

21/03/2026
in Politikë
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Adriatik Lapaj ka shpjeguar arsyet pse refuzoi ftesën e Sali Berisha për bashkim në një protestë të përbashkët opozitare. Lapaj theksoi se opozita duhet parë më gjerë dhe të mos kufizohet vetëm te partitë politike. Sipas tij, në një lëvizje opozitare duhet të përfshihen qytetarët, grupet e interesit dhe forcat e vogla politike, duke theksuar se protesta nuk duhet të jetë “e kryetarëve”, por një reagim qytetar kundër qeverisjes.

Ai u shpreh i habitur me qëndrimin e Partisë Demokratike, duke thënë se megjithëse ka deklaruar për javë të tëra se do të përballet me qeverinë, nuk ka ndërmarrë hapa konkretë proteste në terren, veçanërisht përpara Kryeministrisë.

Lapaj bëri thirrje për një qasje të re: “Ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Kjo është koha për Shqipërinë. Hajdeni, bëjmë dy hapa pas ne kryetarët dhe të ngrihet një komunitet qytetar.”.

Ai shtoi se ka propozuar krijimin e një forumi qytetar përtej logove partiake, ku të diskutohen çështje të përbashkëta dhe të ndërtohet një aksion i koordinuar opozitar. Duke folur për sistemin zgjedhor, Lapaj u shpreh se ndryshimi i kodit mund të ndikonte në shpërndarjen e mandateve, por theksoi se problem mbetet përqendrimi i pushtetit.

Sa i përket formave të protestës, ai u shpreh kundër grevave të urisë, duke argumentuar se qytetarët nuk duhet të sakrifikojnë jetën, ndërsa shtoi se presioni ndaj qeverisë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe konkret. Në fund, Lapaj theksoi se lëvizja që ai përfaqëson e sheh veten si pjesë të zgjidhjes dhe jo të problemit, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar për ndryshim.

“Opozitë e shoh më gjerë. Mendojmë se në opozitë duhet të jenë shumë kategori qytetarësh, qytetarët, parti të vogla opozitare, është PD, që është forca e dytë. Jam i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Jemi bërë tirrje që ka nevojë për qytetarë në at shesh. Kemi bërë thirrje përtej logove. Nuk duhet të jetë një protestë e politikës së kryetarëve por e qytetarëve kundër qeverisë. Jam i habitur se si PD është shprehur për javë e javë të tëra, që do të luftojë këtë qeveri, por s’e ka bërë. Parti të tjera ku nuk kanë bërë protestë, para Kryesisë, te Kuvendi, anës tij, por jo te Kryeministria. A kemi një hall të përbashkët?! Hajdeni. Ka një kohë për partinë dhe një kohë për Shqipërinë. Kjo është koha për Shqipërinë. Jam i habitur se si PD nuk e ka bërë këtë gjë. Me krijimin e një forumi qytetar që propozoi uljen në tryezë ne vumë disa pika që duheshin zgjidhur. Hajde të luftojmë pa dallim. Para zgjedhjeve, ne i kemi shtrirë dorën subjekte të tjera, por me kushte. Nëse di ndonjë një mënyrë që shoqëria të organizohet pa i organizuar dikush, ta bëjnë. E kam thënë gjithmonë; hajdeni, bëjmë dy hapa pas. Kryetarët të rrinë pas. Unë i pari dhe pastaj të ngrihet një komunitet qytetar. A duhet të ndryshojmë kodin zgjedhor? Nëse do ishte kod tjetër, Rama do të kishte 74 mandate, por do të ishte më i dobët, se sa është sot se ka 83 mandate. S’ka protagonizëm se s’do të thoja do të tërhiqem unë dy hapa pas. Po pse këta po ika unë nga sheshi do bëjnë namin? Po këtu do jemi! Që në 2013 aty shkohet dhe iket në mënyrë të vazhdueshme. Rama nuk ikën duke bërë 2 orë fjalime apo deklarata e konferenca për mediat. Greva e urisë, nuk mendoj se njerëzit duhet të imponohen me grave urie.

S’kanë pse vdesin njerëz. Nuk mendoj se ka nevojë për grevë, që të protestosh dhe të mos hash bukë. Gjithçka ndryshon nëse ai (Rama) ngacmohet, nuk lejohet që të futet në zyrë, t’ia nxinë jetën. Mendoj se lëvizja jonë është pjesë e zgjidhjes.”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!