AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

by SHT Media
21/12/2025
in Kronikë
6
0
Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga emrat më të shquar të saj. Ismet Bellova, komentatori legjendar i Radio Tiranës dhe një prej zërave më të njohur të transmetimeve sportive në Shqipëri, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Me një karrierë të gjatë prej disa dekadash, Bellova u bë simbol i komentimit sportiv, duke shoqëruar breza të tërë dëgjuesish me zërin e tij karakteristik dhe emocionues. Për shumë shqiptarë, ai ishte zëri që i bëri ndeshjet të paharrueshme dhe sportin një përjetim të veçantë emocional e kombëtar.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Studimet e larta i përfundoi në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në vitin 1960. Krahas angazhimit si mësues i edukimit fizik, ai iu përkushtua me seriozitet dhe dashuri gazetarisë sportive, duke ndërtuar një profil të respektuar në median shqiptare. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Aktiviteti i tij sportiv nisi herët. Në vitin 1948 u shpall kampion i Shqipërisë për të rinj në pingpong, ndërsa në vitin 1950 hyri në histori si komentator sportiv, duke transmetuar finalen e Kupës së Shqipërisë Dinamo–Partizani, ndeshje që shënoi fillimin e një rruge të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe media, Bellova u vlerësua me një sërë titujsh dhe dekoratash të larta shtetërore dhe sportive, mes tyre “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës” dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së tij u nderua gjithashtu me çmime të shumta profesionale. Në vitin 2004 u themelua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ndërsa ai vetë u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, Çmimin “Anton Mazreku” (dy herë) dhe Mikrofonin e Artë.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës lë një boshllëk të madh në sportin dhe median shqiptare. Trashëgimia e tij do të vijojë të jetojë te brezat që ai edukoi, te kolegët që u frymëzuan prej tij dhe te publiku që e dëgjoi për dekada me radhë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

23/10/2026

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

23/10/2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

23/10/2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

23/10/2026

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

23/10/2026

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

23/10/2026

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

23/10/2026

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

23/10/2026

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

23/10/2026

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

23/10/2026

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

23/10/2026

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

23/10/2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve
  • Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.