AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

by Alb Times
23/10/2026
in Opinion
6
0
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Foto: Opinion

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Edi Rama

Jam këtu për të ndarë me ju një nga komponentët e asaj që ndodhi në ditët e terrorit psikologjik mbi kryeqytetin dhe mbi popullin e Shqipërisë, komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi.
Dua ta përsëris se në ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme dhe e padiskutueshme e çdo qytetari në Shqipëri, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm dhe për fat të keq në protestat e javës së fundit u bëmë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe jo vetëm kaq, por u glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Pa pushim, e pa pushim, e pa pushim, orë e çast, Shqipëria dhe shqiptarët jo vetëm në Shqipëri panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm, studentë idealistë, studentë të dalë në rrugë për të çliruar Shqipërinë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në Europë dhe në Shqipëri, në vendet ku ka ndodhur diçka e ngjashme dhe në Tiranë, ku faktikisht ka pasur më shumë se dy punonjës policie të plagosur për një protestues apo kalimtar të lënduar.
Ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera raporti është tërësisht i ndryshëm. Nuk bën vaki që në një manifestim apo në një seri manifestimesh, pjesa më e dëmtuar, më e plagosur, më e dhunuar të jetë policia. Ka bërë vaki këtu, me shifra dhe me fakte. Përtej asaj ç’ka u krijua, e përsëris në ekranet e korruptuara, por për ekranet e korruptuara do të ketë një kohë të dytë për të folur.
Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje si një koment fyes për studentët.
Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamingove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Arsyet për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë dhe më mirë, mund të jenë edhe të pafundme. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë dhe të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vet. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tanimë në duart e Policisë së shtetit.
Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ‘’Antifa’’, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit, anarkisë edhe anti-kapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë së shtetit.
Por në duart e Policisë së shtetit janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejt nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, nga para’ e ardhur nga jashtë, ku padyshim qershia mbi tortë ose më saktë glasa mbi tortë është Partia Demokratike, e cila dje mori dhe autorësinë e fillimit të dhunës tek Ministria e Arsimit.
Tani unë do të ndaj me ju pamje të cilat me siguri do të tronditin shumëkënd; për arsye të konfidencialitetit është ruajtur identiteti i personave në respekt të ligjit dhe nga ana tjetër të gjithë personat që do të shihni, janë tanimë subjekt dhe objekt i punës së Policisë së shtetit dhe drejtësisë shqiptare.
Janë të gjithë persona të ndaluar nga Policia e shtetit në protestat e dhunshme dhe nuk janë studentë, janë diçka tjetër; nuk i përkasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata studentë të cilët nuk i janë bashkuar kësaj ‘’dallge’’ terrori urban, por që qëndrojnë në një front proteste paqësore, proteste të lidhur me jetën e tyre të përditshme dhe natyrisht që përmes Instagram-eve dhe përmes TikTok-eve të tyre e mbështesin këtë protestë sepse fatkeqësisht shikojnë tek dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë, për të ulur në gjunjë institucionet dhe natyrisht në fund fare, për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të ‘’kontratës’’ me shqiptarët.
Po i marr me radhë një për një dhe besoj që çdo koment është i tepërt nga ana ime, sepse mjaftojnë çehret që pavarësisht fshehjes së identitetit mund të lexohen si përfaqësi e një bote të zymtë, të errët dhe të jashtëligjshme dhe karrierat e këtyre individëve që e përsëris, janë paguar nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, që me çdolloj kusht duan ta kthejnë përmbys edhe njëherë Shqipërinë, ndërkohë që Shqipëria ka ngritur kokën dhe me dinjitet është vendosur në arenën ndërkombëtare si një kandidat i respektueshëm i familjes së Europës së bashkuar.
Këta nuk janë studentët. E kam thënë qysh në krye të herës, këta nuk janë studentët. Dhe tani është koha ditë pas dite, rast pas rasti që fjalia “këta nuk janë studentët” të mbështetet nga fakte, të mbështetet nga dokumente.
1. Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.
2. Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.
3. Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.
4. Vazhdojmë me ‘’studentin’’ E.K: Vjedhje, pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, dëmtime të tjera me dashje, të gjitha këto vepra për të cilat është dënuar më parë.
5. S.X: 28 vjeç, precedent kriminal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
6. E.V: 45 vjeç, precedent kriminal për vetëgjyqësi, mashtrim, fshehje të ardhurash, i dyshuar për marrje financimesh nga fonde të Republikës Khomeiniste të Iranit.
7. S.D: 45 vjeç, precedentë kriminal për goditje për shkak të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe ndotje.
8. Vazhdojmë me XH.P: 27 vjeç, precedentë kriminal, pjesëmarrje në protesta të paligjshme, pengim të qarkullimit, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
9. Vazhdojmë me J.S: 20 vjeç, por jo student, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, precedent kriminal i regjistruar.
10. Vazhdojmë me V.A 36 vjeç. Precedent kriminal dënuar me 40 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe si dhe me dy vjet dhe pesë muaj burgim për veprën penale trafikim i qenieve njerëzore.
11. Vazhdojmë me A.M 28 vjeç precedent kriminal për veprën penale shkelje rregullave të qarkullimit dëmtim me dashje, mashtrim, falsifikim dokumentash.
12. Vazhdojmë me A.F 38 vjeç prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe vjedhje, precedentët e tij kriminalë.
13. Z.M 30 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dënuar në Britaninë e Madhe dhe njëkohësisht vjedhje.
14. A.P 17 vjeç, as nxënës as student, precedent kriminal dëmtime të tjera me dashje.
15. L.A, 24 vjeç. Mashtrim, kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës së punonjës të policisë. Asnjë lidhje me universitetin, asnjë lidhje me studentët.
16. AB 20 vjeç, dëmtime me dashje, shkatërrim i pronës, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike, asnjë lidhje me universitetin
17. F.D 32 vjeç, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Dëmtime të tjera me dashje pa asnjë lidhje me universitetin
18. L.M 37 vjeç. Kundërshtimi i punonjësit të policisë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Asnjë lidhje me universitetin
19. S.D 24 vjeç. Vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike
20. F.M 25 vjeç, precedent kriminal, plagosje lehtë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, vjedhje, dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Pra, një grabitës me dhunë.
21. I.G 36 vjeç, lokal për prostitucion, precedenti kriminal.
22. K.K 39 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
23. L.V 24 vjeç, asnjë lidhje me Universitetin, precedent kriminal vjedhje.
24. M.A 32 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Edhe ky i fundit i dyshuar për financime nga republika Khomeniste e Iranit.
25. I.D 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, pa lidhje me universitetin.
26. K.B 20 vjeç asnjë lidhje me universitetin, dhunë në familje, prodhim dhe shitje lëndëve narkotike, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, prodhim dhe mbajtje pa leje armeve të ftohta.
27. R.B 30 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
28. M.J 28 vjeç precedent kriminal kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, asnjë lidhje me universitetin dhe ky.
29. N.L 28 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike pa lidhje me universitetin.
30. G.P 46 vjeç, goditje për shkak të detyrës, kanosje, shkatërrim i pronës, prishje rendit dhe qetësisë publike.
31. E.N 23 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
32. D.H 24 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike, dhunë në familje.
33. E.H 19 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
34. E.A 37 vjeç falsifikim dokumentash, fshehje të ardhurash, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e personit. 37 vjeç. Çfarë studenti është ky?
35. E.B 27 vjeç, precedent kriminal i deportuar nga Greqia për motivin e emigracionit të paligjshëm. Asnjë lidhje me universitetin.
36. D.C 28 vjeç. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt. Asnjë lidhje me universitetin.
37. K.Z 22 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Asnjë lidhje me universitetin.
38. E.LL 42 vjeç prishja e qetësisë publike. Kundërshtimi i punonjësit të policisë asnjë lidhje me universitetin. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeniste e Iranit.
39. A.LL 52 vjeç. 23 vjet burg për vrasje me paramendim armbajtje pa leje. Liruar nga burgu në 14/2/22. Shoqëruar disa herë në polici në vitet 2022, 2024, 2025 për konflikte dhe mosmarrëveshje, dhunues shembullor në protestën studentore në thonjëza.
40. A.I 33 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Kundërshtimi i punonjës të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.
41. O.B 21 vjeç, mbajtje pa leje armëve të ftohta. Dëmtime të tjera me dashje, asnjë lidhje me universitetin.
42. D.L 32 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Asnjë lidhje me universitetin.
43. B.P 39 vjeç, precedent kriminal për veprën finale penale falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave dhe vizave. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeiniste e Iranit.
44. J.G 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
45. A.B 42 vjeç, president kriminal për veprën penale pushtimi i tokës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, dy herë goditje për shkak të detyrës, lidhje me universitetin zero.
Këta janë një pjesë e komponentit kriminal të një proteste e cila u heroizua nga ekranet e korruptuara, nga VIP-at dhe nga të gjithë ata që shtriqen në sallonet e mbrëmjes duke grabitur pensionet që paguhen me shuma të majme të padeklaruara dhe që në ndërkohë qajnë hallin e pensionistëve, qajnë hallin e studentëve, kërkojnë më shumë për popullin shqiptar, por përsëri e thashë kjo është një temë tjetër.
Të gjitha këto nuk duan thonë që studentët, qytetarët, familjet e zakonshme të këtij vendi që janë kundër kësaj qeverie nuk kanë asnjë të drejtë. Përkundrazi, të gjitha këto duan të thonë vetëm një gjë që rruga për të kërkuar të drejtat, rruga për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ti ndjehesh se nuk të përfaqëson, është rruga paqësore e ballafaqimit demokratik të ideve dhe të forcave.
Idetë ballafaqohen çdo ditë, forcat ballafaqohen në zgjedhje. E në ndërkohë mes të dyjave qëndron edhe liria e paprekshme, e drejta e padiskutueshme e protestës paqësore. Fakti është se, me ose pa vetëdije instinktivisht shumë studentë, shumë qytetarë që gjejnë arsye për të protestuar ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht, nuk iu bashkuan asaj turme, e cila në kulmin e vet arriti të jetë në 1500 vetë një konglomerat ku padyshim, brenda vetes ka edhe studentë, të reja dhe të rinj idealistë, idealistë por krejtësisht të keqkuptuar të radikalizuar e të ekstremizuar me teoritë destruktive të Antifa-s dhe të një ideologjie antikapitaliste, e cila tek dhuna dhe tek terrori ka identifikuar mjetin për të marrë peng Europën, për të marrë peng vendet demokratike, për të marrë peng institucionet, për të marrë peng këtë rrugë të zhvillimit që kemi zgjedhur të gjithë së bashku.
Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhje dhe në një vend të lirë e demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta. Por dhuna nuk është ide. Dhuna është krim. Dhuna është armik i demokracisë, është armik i lirisë, është armik i qetësisë, është armik i sigurisë dhe nëse Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë ende, Shqipëria ka një domosdoshmëri absolute për të garantuar në të përditshmen e vetë sigurinë. Sigurinë e pacënueshme të rendit dhe të lirisë dhe të qetësisë së çdo individi, të kujtdoqoftë që qarkullon i lirë në rrugët e vendit dhe jo më të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të vetë.
Ka një orë për të folur për të gjitha. Ora për të folur sot ishte kjo. Nesër do t’ju ekspozojmë të tjera gjëra, për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve, bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar. Shumë faleminderit!

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

23/10/2026

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

23/10/2026

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

23/10/2026

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

23/10/2026

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

23/10/2026

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

23/10/2026

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

23/10/2026

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

23/10/2026

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

23/10/2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

23/10/2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

23/10/2026

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

23/10/2026

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

23/10/2026

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur
  • FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.