AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

by Alb Times
23/10/2026
in Opinion
6
0
Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

Foto: Opinion

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Pas dhjetë ditësh përplasjesh dhe dhune në Tiranë (edhe pse tri ditët e fundit dhuna nga ana e protestuesve ka rënë ndjeshëm), debati publik nuk mund kurrsesi të reduktohet në etiketime të rënda, të përdorura në studio televizive dhe portale, pa një analizë të plotë të fakteve. Shprehja “terror policor” është një akuzë serioze. Ajo kërkon prova konkrete për veprime të paligjshme, përdorim joproporcional të forcës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Po ashtu, dhuna e ushtruar ndaj policisë, gurët e hedhur mbi koka të policëve, që pa skafandra ruanin institucionet shtetërore,  molotovët e hedhur dhe mjetet piroteknike nuk mund të relativizohen, të justifikohen, apo të fshihen, pas së drejtës për protestë. Liria e tubimit është një e drejtë themelore demokratike, por ajo nuk përfshin të drejtën për të djegur institucione, për të sulmuar efektivët e policisë, për të shkatërruar biznese dhe për të rrezikuar jetën e qytetarëve.

Numri i efektivëve të policisë të lënduar gjatë përplasjeve ka qenë mbi dy herë më i madh se numri i protestuesve të lënduar (191 efektivë të trajtuar në spital, kundrejt 95 protestues). Edhe pse ka protestues të lënduar që, nga frika e arrestimit nuk janë paraqitur në spital dhe janë mjekuar në shtëpi, ata nuk e ndryshojnë në themel këtë raport, që përbën një tregues të rëndësishëm të rrezikut me të cilin janë përballur forcat e rendit.

Efektivët e policisë kanë të drejtë të mbrohen nga sulmet, edhe kur ato vijnë nga adoleshentë, si dhe të kryejnë detyrën, pa u ekspozuar ndaj rreziqeve për jetën e tyre.

Problemi nis kur njëra palë, protestuesit, përmes disa televizioneve dhe rrjeteve sociale paraqiten automatikisht si viktimë dhe pala tjetër, forcat e rendit që minimizuan me sa mundën rrezikun e djegjes së të gjitha institucioneve publike, si strukturë që vetëm terrorizon.

Policia ishte përballë një dileme të vështirë: ndërhyrje e menjëhershme apo shmangie e përshkallëzimit, për të mos shkaktuar humbje fatale në jetë njerëzish nga rradhet e protestuesve? U zgjodh opsioni i dytë dhe u bë shumë mirë, edhe pse numri i shkatërrimeve dhe djegjeve ishte shumë më i madh, nga kjo zgjedhje.

Në menaxhimin e protestave, policia përballet me një detyrë të dyfishtë: të garantojë ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor dhe, njëkohësisht, të parandalojë sulmet e dhunshme ndaj njerëzve, institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe e pakontrolluar mund të shkaktojë përshkallëzim. Po, ashtu, edhe mosndërhyrja e gjatë, në rrethana të caktuara lejon që dhuna të vazhdojë dhe të vërë në rrezik jetë njerëzish. Policia zgjodhi me vetëdije të jetë diku në mes.

Profesionalizmi policor nuk matet me ashpërsinë e ndërhyrjes dhe as me numrin e arrestimeve. Ai matet me aftësinë për të dalluar protestuesit paqësorë nga personat që kryejnë akte dhune, për të përdorur forcën vetëm kur është e nevojshme dhe në masën proporcionale, si dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve. Të gjitha rastet kur forca e përdorur nga policia nuk ka qenë proporcionale, por në tejkalim të ligjit duhen hetuar menjëherë dhe fajtorët brenda rradhëve të policisë duhen dënuar. Ligjshmëria e çdo veprimi të saj duhet të vlerësohet sipas provave dhe rrethanave konkrete.

Duhet të shqyrtohen edhe rastet e përdorimit të gazit lotsjellës, plumbave prej gome dhe mjeteve të tjera të kontrollit të turmave, arrestimet, si dhe ankesat për keqtrajtim.

Por e gjitha kjo nuk e bën policinë tonë strukturë terroriste! Ajo nuk ka pse të anatemohet me pa të drejtë në ekrane televizionesh dhe në rrjete sociale.

Televizionet dhe portalet kanë një rol të rëndësishëm në dokumentimin e ngjarjeve, në informimin e qytetarëve dhe në kontrollin publik të institucioneve. Por ky rol kërkon përgjegjësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për akuza të rënda si “terrorizëm policor”.

Gazetarët duhet të pyesin: Cilat janë provat? Kush e nisi përplasjen? A ishte ndërhyrja policore e nevojshme? A u përdor forcë joproporcionale? A janë identifikuar personat që kanë sulmuar efektivët dhe institucionet? A po hetohen në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për dhunë?

Një media që dokumenton një rast të mundshëm të përdorimit të paligjshëm të forcës po përmbush një funksion të domosdoshëm demokratik. Po aq e rëndësishme është një media që dokumenton dhunën kundër policisë, djegien e institucioneve dhe rrezikun e shkaktuar për qytetarët.

Problemi lind kur njëra kategori faktesh theksohet vazhdimisht, ndërsa tjetra shpërfillet; kur pamjet përdoren në mënyrë selektive; ose kur një etiketë politike zë vendin e hetimit dhe verifikimit të pavarur mediatik.

Nuk është detyrë e medias të mbrojë policinë nga kritika. Por nuk është as detyrë e saj të shndërrojë çdo protestues në viktimë të pafajshme dhe çdo efektiv në autor të dhunës. Detyra e saj është të informojë publikun me fakte të verifikuara dhe të kërkojë llogari nga të gjithë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

23/10/2026

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

23/10/2026

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

23/10/2026

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

23/10/2026

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

23/10/2026

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

23/10/2026

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

23/10/2026

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

23/10/2026

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

23/10/2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

23/10/2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

23/10/2026

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

23/10/2026

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

23/10/2026

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur
  • FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.