• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

13/03/2026
in Kronikë
La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë arsyetuar mjaftueshëm për faktet që kanë shërbyer si bazë për caktimin dhe lënien në fuqi të masës “arrest në burg” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që mbante detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian.

Në këtë konkluzion ka arritur Gjykata Kushtetuese, e cila më 28 janar rrëzoi kërkesën e Beqajt për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, të cilën e vuan prej 4 korrikut 2024 në paraburgimin e Durrësit.

Sipas Kushtetueses, “gjykatat e zakonshme nuk e kanë justifikuar vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit vetëm mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale, por kanë dhënë edhe arsye të tjera të veçanta, të tilla si rreziku i marrjes dhe manipulimit të provave, rreziku i largimit, rreziku i arratisjes së kërkuesit, si dhe, megjithëse i vogël, rreziku që kërkuesi të kryente vepra të tjera penale, arsye këto të përshtatshme dhe të mjaftueshme në aspektin kushtetues dhe konventor për justifikimin e vazhdimit të paraburgimit të një individi”.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Beqaj këmbëngul se paraburgimi i tij është i tepërt pasi më herët, ka treguar korrektësi ndaj Drejtësisë, duke zbatuar me përpikmëri masën e “detyrimit të paraqitjes”, të caktuar ndaj tij në një tjetër hetim, atë të Dosjes së “Sterilizimit”, të cilën ai as nuk e kishte ankimuar. Por Gjykata Kushtetuese mendon se korrektësia e ish-ministrit në atë rast “jo domosdoshmërisht tregon për mungesën e rrezikut të arratisjes në rastin konkret, për më tepër që një fakt i tillë, pra ekzistenca e procedimeve të tjera penale, mund të jetë tregues më së paku jo pozitiv në drejtim të personalitetit të tij’.

“Gjykata vlerëson se urdhërimi i gjykatave të zakonshme për vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit duket se është i justifikuar mbi tregues specifikë të një kërkese të vërtetë të interesit publik, e cila, pavarësisht nga prezumimi i pafajësisë së tij, tejkalon rregullin e respektimit të lirisë personale të përcaktuar në nenin 27 të Kushtetutës dhe nenin 5 të KEDNJ-së”,- deklaron Kushtetuesja.

Në ankimimin e tij, Beqaj pretendon se Gjykata e Posaçme e Apelit, kur ka shqyrtuar ankimimin e masës së arrestit në burg të caktuar GJKKO e Shkallës së Parë ndaj ish-ministrit, gabimisht sipas tij, i ka shtuar një tjetër vepër penale të pakualifikuar nga vetë SPAK, atë të “Falsifikimit të dokumenteve” gjatë kohës që mbante detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian.

Edhe këtë pretendim të Beqajt, Kushtetuesja e rrëzon duke arsyetuar se “GJKKO-ja e Apelit nuk e ka rënduar pozitën e kërkuesit, por ka vlerësuar në mënyrë autonome rëndësinë e fakteve konform natyrës së veprave penale për të cilat ai dyshohet . Arsyetimi i gjykatës në drejtim të nevojave të sigurimit personal nuk përbën rëndim të pozitës të të pandehurit, pasi është organi i akuzës ai që vlerëson gjatë hetimit paraprak se për cilat vepra penale do të ngrejë përfundimisht akuzë”.

Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti pasi u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është në akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!