AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

by SHT Media
11/03/2026
in Kronikë
6
0
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas largimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është hapur gara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Kjo e mërkurë, 11 mars, shënon edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikimeve.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, kandidatët kanë dy mundësi për të paraqitur aplikimet e tyre. Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht në protokollin e Ministrisë së Brendshme deri në orën 16:30, ndërsa përmes postës elektronike aplikimet mund të dërgohen deri në mesnatë.
Deri më tani raportohet se ka pasur interes për këtë post, ndërsa tetë kandidatë kanë dorëzuar tashmë dokumentacionin pranë Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për zyrtarë të Policisë së Shtetit me karrierë të gjatë në këtë fushë, të cilët synojnë të drejtojnë institucionin për një mandat 5-vjeçar, siç parashikon ligji.

Mes kandidatëve që kanë aplikuar është Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, i cili ka drejtuar operacione të shumta ekstradimi në vitet e fundit.
Po ashtu ka paraqitur kandidaturën edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në polici.

Një tjetër kandidat është drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste drejtuese edhe në qarqet Shkodër dhe Dibër.

Në listën e aplikantëve është edhe Idajet Faskaj, i cili gjithashtu ka mbajtur poste të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit.
Katër emra të tjerë të cilët paraqitën kandidaturat e tyre për këtë post gjatë kësaj të mërkure, janë ish-drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Durrësit Afrim Tafa, Lorenc Panganika dhe Gentian Shehaj.

Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së 28 shkurtit, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.