AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

by SHT Media
27/01/2026
in Botë
6
0
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fraksioni i biznesit në Partinë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), që përfaqëson ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ka propozuar që të hiqet e drejta ligjore për të punuar me orar të pjesshëm. Sipas këtij grupi, kush dëshiron të punojë më pak orë duhet të marrë leje të veçantë.

Tani për tani, çdo punonjës në ekonominë më të madhe të Europës ka të drejtë të punojë me orar të pjesshëm, një mundësi që përdoret shpesh nga gratë për kujdesin e fëmijëve ose të të moshuarve.

Kryetarja e fraksionit, Gitta Connemann, tha se ekonomia po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar dhe askush nuk duhet të ketë të drejtë ligjore për të punuar më pak orë për “arsye të stilit të jetesës”.

Ky propozim pritet të miratohet në konferencën e CDU-së në Stuttgart muajin tjetër dhe do të bëhet politikë zyrtare e partisë.

Ekzistojnë përjashtime për ata që rrisin fëmijë, kujdesen për të moshuar ose ndjekin trajnime profesionale. Por të tjerët që zgjedhin punë me orar të pjesshëm nuk do ta kenë më këtë mundësi.

Propozimi ka hasur kundërshtime brenda vetes partisë. Dennis Radtke, kreu i krahut social të CDU-së, tha se kufizimi i orarit të pjesshëm nuk është zgjidhja dhe shtoi se duhet përmirësuar kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit, në vend që t’u mohohet e drejta punonjësve.

Sindikata e fuqishme e metalurgjisë IG Metall u shpreh se problemi nuk është dëshira për të punuar, por kushtet e papërshtatshme për ata që nuk mund të punojnë me kohë të plotë.

Sipas Institutit Gjerman për Hulumtime mbi Punësimin, rreth 40% e punonjësve në Gjermani punonin me orar të pjesshëm në 3-mujorin e tretë të 2025-ës, kryesisht në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Nga këta, 76% janë gra.

OECD vuri në dukje vitin e kaluar se gratë dhe të moshuarit nuk janë të integruar mjaftueshëm në tregun e punës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.