• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë!”, çfarë thanë Von der Leyen dhe Zelensky pas takimit në Bruksel

17/08/2025
in Botë
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë!”, çfarë thanë Von der Leyen dhe Zelensky pas takimit në Bruksel

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në selinë e Komisionit në Bruksel.

Siç citon “The Guardian”, ajo theksoi se qëndrimi i Evropës është se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”. Komenti vjen pas raportimeve se presidenti rus Vladimir Putin bëri kërkesa territoriale në takimin e tij me Donald Trump të premten.

“Këto janë vendime që duhen marrë vetëm nga Ukraina dhe Ukraina. Dhe këto vendime nuk mund të merren pa Ukrainën në tryezë”, shton ajo.

Von der Leyen u shpreh se Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën pavarësisht kohëzgjatjes së konfliktit. Ajo theksoi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shtoi se nuk duhet të ketë asnjë kufizim për forcat e saj të armatosura.

“BE-ja do të mbështesë Ukrainën për një ‘paqë të drejtë dhe të qëndrueshme’ për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ukraina është një vend sovran dhe duhet të jetë në gjendje të ruajë integritetin e saj territorial.”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Zelensky nga ana tjetër tha se është thelbësore që Europa të jetë “po aq e bashkuar tani” sa ishte kur filloi lufta në 2022, dhe se kjo do të ndihmojë që të arrihet “paqja e vërtetë”.

“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha,” shton ai.

Ai thotë se do të marrë kohë për t’i shqyrtuar ato, por se është “e pamundur të bëhet kjo nën presionin e armëve”.

Zelensky shton se vijat aktuale të frontit në luftën e vendit të tij kundër Rusisë duhet të jenë baza për bisedimet e paqes. Po ashtu thotë se nevojitet një samit tripalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-ve, por Rusia nuk jep “asnjë shenjë” që kjo do të ndodhë.

“Dhe nëse Rusia refuzon, atëherë duhet të ndjekin sanksione të reja,” thotë ai.

Mes të tjerash presidenti ukrainas thotë se është mirënjohës ndaj Trump dhe SHBA-ve për dakordësinë për të punuar me Europën për t’i dhënë Ukrainës garanci sigurie, por se “nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo”.

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!