• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kthyen magazinën në “shtëpi bari”, 7 të arrestuar, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

11/10/2024
in Kronikë
Kthyen magazinën në “shtëpi bari”, 7 të arrestuar, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi kishin kthyer një magazinë në shtëpi bari. 3 prej të arrestuarve janë punonjës të OSHEE.

Ndërkohë një person është në kërkim dhe një tjetër në hetim.

Të arrestuarit janë: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një objekt ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Arrestohen 7 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së.

Shpallet në kërkim një tjetër dhe procedohet penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tuneli”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

– Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

– E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– E. C., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– G. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasi S. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit E. T., Sh. T., A. L., E. L., dhe S. K., në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”-njofton policia.

/a.r

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!