• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kryeredaktorja legjendare, Anna Wintour tërhiqet nga drejtimi i Vogue pas 37 vitesh

26/06/2025
in Botë
Kryeredaktorja legjendare, Anna Wintour tërhiqet nga drejtimi i Vogue pas 37 vitesh

Anna Wintour ka vendosur të tërhiqet si kryeredaktore e Vogue pas 37 vitesh në drejtimin e revistës.

The Daily Front Row, WWD dhe Business of Fashion kanë konfirmuar se drejtoresha prej dekadash e “Biblës së modës” po largohet nga pozicioni i saj. Sipas raportimeve, Wintour, 75 vjeçe, e njoftoi vendimin gjatë një mbledhjeje me stafin në mëngjesin e së mërkurës, më 25 qershor.

Vogue do të kërkojë një kryeredaktor të ri për përmbajtjen editoriale, ndërkohë që Wintour do të vazhdojë të mbajë rolet e saj si shefe globale e përmbajtjes në Condé Nast dhe drejtoreshë globale editoriale e Vogue. Ajo do të mbikëqyrë të gjitha markat ndërkombëtare të grupit, përfshirë Vanity Fair, GQ dhe AD.

Anna Wintour

Redaktorja legjendare e nisi karrierën në Vogue në vitin 1988. Që në fillim, Wintour nisi të rimodelojë revistën dhe në një nga lëvizjet e para la gjurmë në historinë e saj.

Kopertina e saj e parë (numri i nëntorit 1988) paraqiste modelen Michaela Bercu me një palë xhinse 50 dollarëshe (hera e parë që xhinset shfaqeshin në kopertinën e Vogue) dhe një triko Christian Lacroix prej 10 mijë dollarësh, në një pozë të lirshme dhe argëtuese, të fotografuar nga Peter Lindbergh.

Ajo kopertinë revolucionare paralajmëroi edhe një tjetër ndryshim të madh që i atribuohet Wintour, vendosjen e personazheve të famshëm në kopertina. Wintour solli një epokë të re për dizajnin e revistave, të cilën më pas e ndoqën edhe të tjerët në këtë industri.

Reputacioni i gjatë i Wintour si një figurë imponuese besohet se frymëzoi personazhin Miranda Priestly në librin The Devil Wears Prada. Libri u shkruajt nga ish-asistentja e saj, Lauren Weisberger dhe më pas u përshtat në film ku personazhe kryesore ishin Anne Hathaway dhe Meryl Streep.

Anna Wintour & Anne Hathaway

Weisberger ka thënë se është frymëzuar nga histori të miqve të saj në industri për shefat e tyre, por gjithsesi, shumëkush e lidhi atë lloj shefi me figurën e Wintour. Kur filmi u shfaq në vitin 2006, Wintour mbërriti në premierë e veshur me Prada.

Në vitin 2009, ajo vendosi të përmbysë perceptimin, duke lejuar kamerat të futen në “botën e fshehtë” të Vogue-s gjatë përgatitjes së numrit vjetor të shtatorit. Dokumentari The September Issue ndoqi nga afër punën e përditshme të Wintour dhe ekipit të saj për realizimin e numrit më të madh ndonjëherë të muajit shtator dhe ishte një nga vështrimet e para nga brenda “Biblës së modës.”

Në vitin 2013, Wintour u emërua drejtoreshë artistike e Condé Nast, ndërsa në vitin 2019 mori edhe një titull të tretë si këshilltare globale për përmbajtjen. Zëvendësuesi i saj ende nuk është bërë ende i ditur.

Më të lexuarat

  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!