AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kryeministri i Japonisë paralajmëron në prag të samitit në Uashington: Po na detyrojnë të ndryshojmë qëndrim

by SHT Media
07/04/2024
in Botë
6
0
Kryeministri i Japonisë paralajmëron në prag të samitit në Uashington: Po na detyrojnë të ndryshojmë qëndrim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet gjeopolitike e kanë shtyrë botën në një “pikë kthese historike” dhe po e detyrojnë Japoninë të ndryshojë qëndrimin e saj të mbrojtjes.

Kështu u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida në një intervistë të dhënë për CNN ditën e sotme (7 prill) në prag të takimit që pritet të mbajë javën e ardhshme me presidentin amerikan Joe Biden.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të agresionit të Rusisë në Ukrainë, situatës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, si dhe situatës në Azinë Lindore, ne po përballemi me një pikë kthese historike”, tha Kishida gjatë intervistës që u zhvillua në rezidencën e tij private.

“Kjo është arsyeja pse Japonia ka marrë një vendim për të përforcuar rrënjësisht aftësitë e saj të mbrojtjes dhe ne kemi ndryshuar shumë politikën e sigurisë së Japonisë në këto fronte,” shtoi ai.

Mes të tjerash, kryeministri japonez theksoi se përballë sfidave gjithnjë e më në rritje të sigurisë, aleanca Japoni-SHBA po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, teksa u shpreh se shpresonte të merrte mbështetje të njëjtë s inga republikanët ashtu edhe nga demokratët në Amerikë.
Kishida i bëri komentet disa ditë përpara takimit që pritet të ketë të mërkurën me Biden në Uashington, ku ai do të flasë gjithashtu në një sesion të përbashkët të Kongresit dhe do të marrë pjesë në samitin e parë trepalësh midis Japonisë, Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve.
Samiti Kishida-Biden është cilësuar nga Uashingtoni si një mundësi historike për të dy vendet për të modernizuar aleancën e tyre, duke parë kërcënimet rajonale nga testimi i armëve i Koresë së Veriut dhe lulëzimi i marrëdhënieve me Rusinë deri tek agresioni i Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit.

Partneriteti me Japoninë ka qenë prej kohësh qendror në strategjinë e SHBA-së në Indo-Paqësorin, por marrëdhënia e mbrojtjes është zgjeruar nën qeverisjen e Kishida, i cili ka ngritur profilin e Japonisë në sigurinë globale dhe rajonale.

Largimi nga e kaluara ‘paqësore’

Që nga ardhja në detyrë në vitin 2021, kryeministri ka mbikëqyrur një ndryshim gjithëpërfshirës në qëndrimin e mbrojtjes së Tokios, duke u larguar nga kushtetuta pacifiste e imponuar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në rreth 2% të GDP-në e saj deri në vitin 2027 dhe të fitojë aftësi për të kundërgoditur.

Kjo lëvizje nuk është pa polemika, veçanërisht në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë që vuajtën shumë nën militarizmin e epokës së Luftës së Dytë Botërore të Japonisë.

Kur u pyet për atë ndryshim, Kishida vuri në dukje mjedisin “e rëndë dhe kompleks” të sigurisë që rrethon kombin e tij të Azisë Lindore, ekonominë e katërt më të madhe në botë.

“Në fqinjësinë tonë, ka vende që po zhvillojnë raketa balistike dhe armë bërthamore, dhe të tjera që po ndërtojnë aftësitë e tyre mbrojtëse në një mënyrë të errët. Gjithashtu, ka një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, me forcë, si në Detin e Kinës Lindore ashtu edhe në Detin e Kinës Jugore,” tha ai, në një referencë të dukshme ndaj agresionit detar kinez lidhur me mosmarrëveshjet territoriale me Filipinet dhe Japoninë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.