• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krisa Caushi, studentja e UET shkëlqen në Festivalin e RTSH-së

22/12/2023
in Kryesore
Krisa Caushi, studentja e UET shkëlqen në Festivalin e RTSH-së

Një telefonatë e papritur nga drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza, e hutoi. Ishte në ambientet e televizionit, duke u përgatitur për emisionin e saj “Stacioni Rozë”, një projekt që qëndronte në sirtar prej kohësh, por që RTSH ia mundësoi në fillim të këtij sezoni televiziv.

Në zyrë e priste Peza dhe drejtori artistik i Festivalit të RTSH-së, Boiken Lako. Ata i  komunikuan se ishte përzgjedhur për të qenë prezantuese e festivalit, përkrah emrave të njohur të balerinit Kledi Kadiu dhe aktores Adriana Matoshi, me bashkëprezantues Xhuliano Dule.

Gjëja e parë që i erdhi në mendje ishte: “Është momenti im dhe do ta shfrytëzoj”. Të qenët prezantuese e festivalit më të rëndësishëm në Shqipëri, është një ngjarje e madhe. Është ëndrra e çdo moderatori që aspiron rritje dhe jetëgjatësi në ekran. Për Krisën ishte një kapërcim galopant, sigurisht edhe një privilegj siç e cilëson ajo. E kishte çuar ndër mend të ishte në atë skenë, por jo kaq shpejt. Ndoshta në një të ardhme të largët, pasi të bënte disa vite karrierë.

“Programi që kam më përmbush sepse e kam menduar dhe idealizuar prej kohësh. Tani kisha planifikuar vetëm intervista me artistë dhe të rritesha brenda tij”, thotë Krisa, duke shtuar se është kërkuese ndaj vetes dhe dëshiron të bëjë më shumë për të realizuar qëllimet e saj.

“Një mundësi shumë e madhe që do të më ndihmojë në karrierë”, thotë ajo. E emocionuar nga lajmi pas daljes nga zyra, menjëherë mori në telefon regjisoren e emisionit dhe më pas mamin. Tregon se e motra nuk ishte aspak e befasuar nga lajmi. Ishte e sigurt që do t’i vinte një sfidë e tillë.

Suksesi i Krisa Caushit në skenë ishte projektuar prej kohësh. Familja e kishte mbështetur në rrugëtimin dhe ëndrrën e saj, pasi spikaste gjithmonë me zhdërvjelltësinë. Edhe formimin akademik e orientoi drejt gazetarisë. Studimet bachelor i mbylli me sukses në Universitetin Europian të Tiranës, për degën Komunikim, në profilin Gazetari. Gjatë kohës së studimeve ajo ka qenë pjesë e Këshillit Studentor.

Edhe pse ishte shprehur se nuk priste të ishte perfekte, prej tri ditësh ajo shkëlqeu në skenën e Pallatit të Kongreseve, me lirshmërinë dhe frymën rinore. Ashtu siç kishte treguar për publikun, veshjet e saj spikatën, duke sjellë në to elementë të ajrit, ujit, tokës dhe zjarrit. Këtë të premte ajo ngjitet në skenë për natën finale të “Fest 62”, duke përmbyllur kështu një ëndërr.

Nata më speciale ishte nata e tretë, ku Krisa u surprizua në skenë nga dy prezantuesit e tjerë, orkestra dhe publiku, të cilët e uruan në kor për ditëlindjen. “Ditëlindja më e bukur e jetës sime dhe nuk kam për ta harruar kurrë”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Krisa Caushi, një yll në ngjitje që i duhet skenës dhe publikut shqiptar, qëndron fort me këmbë në tokë. Edhe pse ndihet e plotësuar, ajo nuk i trembet asgjëje, mirëpret çdo sfidë që ia dëshiron zemra./Liberale.al


Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!