• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

06/08/2026
in Kryesore, Politikë
A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

Efekti i menjëhershëm i sanksioneve të qeverisë së Edi Ramës ndaj dy personazheve nga Maqedonia e Veriut ka qenë një reagim i fortë në mbështetje të tyre nga e gjithë opozita.

Që nga Sali Berisha e deri te Adriatik Lapaj, kanë sulmuar qeverinë dhe kanë mbrojtur dy personazhet, duke vënë në pah, sipas tyre, vlerat njerëzore dhe kombëtare të këtyre individëve.

Ndërkaq, vetë personazhet, duke marrë poza martirësh, kanë falënderuar mbështetësit, kanë sulmuar qeverinë e në veçanti Edi Ramën, duke shtuar se ata nuk tërhiqen nga “rruga e Zotit”.

Pra, efekti kryesor i këtij akti të firmosur nga ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, ka qenë faktorizimi i dy njerëzve, të cilët edhe në vendin e tyre nuk kanë peshë reale në jetën politike e shoqërore.

Akti i Lamallarit është administrativ. Dy personat e sanksionuar kanë të gjitha mundësitë që të kundërshtojnë atë nëpërmjet një ankimimi të thjeshtë në gjykatën administrative.

E cila, sipas të gjitha gjasave, duke parë argumentet shkresore, mund ta rrëzojë aktin e ministrit të Brendshëm. Pasi liria e lëvizjes, që është e drejtë kushtetuese, prevalon, dhe sipas qoftë ligjit themeltar të shtetit, apo edhe ligjit për të huajt, ndalimi i kësaj të drejte bëhet vetëm në raste të rënda e specifike, që sipas gjasave nuk kanë të bëjnë me këta persona. Ku, përveç radikalizmit religjioz dhe kundërshtimit politik, nuk se plotësojnë (me atë që dihet deri tani) kushtin e shkeljes së rëndë.

Megjithatë, si qeveria, ashtu edhe të shpallurit non grata, nuk janë marrë me argumentet e çështjes për ta bërë debatin më të prekshëm për njerëzit.

Të dy palët po e trajtojnë si një çështje politike. Qeveria dhe qarqet pro saj po e cilësojnë të duhur vendimin, pasi këta kanë dashur të rrëzojnë pushtetin, e dy personazhet shprehen të lumtur që janë shpallur armiq nga një kryeministër që duan ta rrëzojnë.

Një faktorizim që, nëse shihet me kujdes, është një lëvizje perfide dhe e menduar mirë. Opozita zyrtare, duke qenë se ka një defiçencë reflektimi në reagimet e saj, ka rënë me të dyja këmbët në grackën e Edi Ramës.

Prej ditës që është marrë ky vendim, në opinion po flitet për këta personazhe dhe fenomenin që ata përfaqësojnë, si të jetë gjetur opozita e fortë që i trembet Edi Ramës, që e zemëron atë shumë, por edhe që mund të bëjë diferencën për ta rrëzuar sa më shpejt.

Një fabul diabolike që kërkon të ngrejë Edi Rama për vjeshtën që pritet të jetë e nxehtë, ku pritet që flamingot e protestës anti-qeveritare t’i vizatojë me mjekrën e mulla Bekirit, e me veshjen si Rambo të aventurierit me tituj doktorature nga universitetet kjoska të Maqedonisë së Veriut.

Taktika e Edi Ramës është të polarizojë situatën edhe më dramatikisht, duke thirrur për rrezikun e radikalëve. Polarizim që synon një shtrëngim radhësh te elektorati i tij.

Por nga ana tjetër, faktorizohen fuqishëm eksponentë e përfaqësues të krahut radikal të islamit politik, që marrin simpati te populli që kërkon largimin e Edi Ramës.

Manovër që Donald Trump po e bën në SHBA, duke nxitur zgjedhjen e eksponentëve radikalë anti-Izrael nga Partia Demokratike, për t’ua hedhur amerikanëve si trupa zjarri të frikës.

Islami politik nuk është një fenomen kaq i izoluar. Ai është i organizuar, i mirëfinancuar dhe me një rrjet mbështetje solid.

Hyrja e tij në politikën shqiptare është një projekt i qartë i mbështetur fort nga Erdogan dhe i organizuar në mënyrë perfekte në shoqërinë shqiptare. Këta eksponentë përbëjnë thuajse 30-40% të paneleve televizive, ku paraqiten si “ekspertë” prej vitesh tashmë, duke përdorur devotshmërinë për t’u paraqitur nëpër studio, e në shumicën e rasteve të katapultuar nga sponsorët e tregut të marketingut. Në një mënyrë të butë, këta “ekspertë” që urrejnë në kor Izraelin e SHBA-në, përbëjnë supestrukturën e partisë së re.

Të cilën Edi Rama e ka pasur për një kohë të gjatë si pjesë të rëndësishme të votuesve të vet, si pjesë e marrëveshjeve me Erdoganin.

Takimi i fundit në Pallatin Presidencial të Ankarasë, në margjinat e Samitit të NATO-s, nuk pati më shenja erotike mes palëve. Por duket se ata u takuan për të dhënë sinjalin e një marrëveshjeje, të cilën xhemati i sulltanit në hapësirën shqiptare e kupton shumë mirë.

Një hyrje klasike në skenën shqiptare të një partie radikale islame do të pësonte fiasko thuajse të menjëhershme. Por në hapësirën e sotme të shkretëtirës dhe budallëpisë frustruese të mjedisit opozitar shqiptar, ata mund të përfitojnë mjeshtrisht.

Si Sali Berisha, gjegjësisht PD, por edhe partitë e tjera të opozitës, nuk kanë nevojë të bëhen sponsor të katapultimit të islamit politik, që mund t’u vjedhë hapësirën, përkatësisht sheshin.

Nëse radikalët, që thonë se e urrejnë Edi Ramën, duan të mbështesin largimin e tij, le të votojnë për forcat opozitare. A nuk ishin këta radikalë të islamit politik që kanë mbështetur në rresht Edi Ramën në çdo zgjedhje, pas çdo interviste që bënte Erdogani një javë përpara, ku thonte se “Edi është kardesh”?

Madje, jo vetëm e votonin, por edhe në panele shprehnin simpatinë për të, vetëm e vetëm se Rama glorifikonte sulltanin, siç e thërret dhe shastisi samitin e NATO-s.

Këta radikalë nuk kanë një kauzë, ata thjesht janë me atë që u thotë qendra e tyre politike në Turqi, apo edhe në vendet arabe ku Vëllazëria Myslimane është e përhapur.

Opozita shqiptare nuk ka përse as të glorifikojë e as të sulmojë ‘mjekrat’ politike. Thjesht të merren me punët e tyre, se kanë shumë, e nëse duan, radikalët të hyjnë vetë në qoshen politike shqiptare.

Por që në mënyrë konvencionale nuk i qas kush në odë. Depërtimi i tyre në mjedisin politik e mediatik është bërë vetëm nga shiringat e ardhura nga Ankaraja, e cila ka urdhëruar mutesarifin e tyre “katolik” që të paguajë haraçin osman të devshirmesë, të cilën turqit nuk e kanë harruar asnjëherë këtu e 600 vjet./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, Policia zbardh detajet e ngjarjes në Paskuqan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta me Iranin zbraz Pentagonin, SHBA konsumon 80% të raketave dhe hyn në krizë rezervash ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!