• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Krimi po del jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

05/10/2025
in Botë
“Krimi po del jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

Presidenti Donald Trump ka autorizuar dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago për të adresuar atë që ai e quan krim jashtë kontrollit.

Ky vendim erdhi vetëm disa orë pasi autoritetet e imigracionit thanë se ishin përballur me protestues në qytetin e drejtuar nga demokratët dhe qëlluan një grua të armatosur, kur ajo dhe të tjerë përplasën makinat e tyre me automjete të zbatimit të ligjit.

Prej javësh, drejtues shtetërorë dhe lokalë kanë kritikuar planet e Trump-it për dërgimin e trupave, duke e cilësuar si abuzim me pushtetin. Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, deklaroi se Trump po përpiqet të shpikë një krizë.

Njoftimi erdhi në të njëjtën kohë kur një gjykatës federal në Portland, Oregon, një tjetër qytet me qeverisje liberale, bllokoi përkohësisht administratën Trump nga dërgimi i 200 trupave atje.

Gjykatësja Karin Immergut e quajti retorikën e Trump mbi gjendjen në Portland si “të shkëputur nga faktet”, dhe deklaroi se veprimi i administratës shkelte Kushtetutën. Ajo tha se përdorimi i ushtrisë për të shtypur protestat pa pëlqimin e shtetit të Oregonit rrezikonte sovranitetin e këtij shteti dhe të tjerëve, duke shtuar se kjo gjithashtu ndezte më shumë tensione dhe nxiste protesta.

Immergut vendosi që arsyetimet e administratës për dislokimin rrezikojnë të zbehin kufirin mes pushtetit civil dhe atij ushtarak federal, në dëm të kombit.

Ndërsa ende nuk është e qartë nëse trupat kanë mbërritur në Chicago, çdo dislokim i tillë pritet të përballet me sfida ligjore.

Chicago është qyteti më i fundit (shumica prej tyre të drejtuar nga demokratët) që është bërë shënjestër e dislokimeve të diskutueshme të trupave, së bashku me qytetet Washington, Los Angeles, Memphis dhe Portland.

Këto dislokime kanë ngritur pyetje ligjore dhe kushtetuese, pasi trupat e Gardës Kombëtare zakonisht dislokohen nga guvernatori i një shteti, dhe ligjet qindravjeçare kufizojnë përdorimin e ushtrisë për çështje të brendshme.

Në Chicago janë shtuar protestat kundër forcimit të masave të zbatimit të ligjeve të imigracionit, shumë prej të cilave janë zhvilluar jashtë ambienteve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE).

“Në mes të trazirave të dhunshme dhe anarkisë, që drejtues lokalë si guvernatori Pritzker kanë refuzuar t’i ndalin, presidenti Trump ka autorizuar 300 trupa të Gardës Kombëtare për të mbrojtur oficerët federalë dhe asetet,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson. “Presidenti Trump nuk do të mbyllë sytë ndaj paligjshmërisë që ka përfshirë qytetet amerikane.”

Të shtunën, pak para se Trump të autorizonte trupat për në Chicago, personeli i Patrullës Kufitare të SHBA qëlloi një grua të armatosur në Chicago pasi një grup personash përplasën makinat e tyre me automjetet e agjentëve të imigracionit. Gruaja ishte e armatosur, thuhej në deklaratë (lexo këtu).

Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë. Sipas autoriteteve, ajo është paraqitur vetë në një spital lokal.

Më herët gjatë javës, presidenti Trump foli për dislokimet e vazhdueshme të trupave në qytete amerikane gjatë një takimi me drejtues të lartë të ushtrisë.

Ai u tha atyre se dëshironte që qytetet amerikane të përdoreshin si “fusha stërvitjeje” për trupat amerikane, në mënyrë që ata të përgatiteshin për të përballuar “armikun nga brenda” dhe për të shtypur trazirat.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!