• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme

23/01/2025
in Botë
Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të emigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e tij për goditjen e emigracionit të paligjshëm.

Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Politika e emigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.

“Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë”, tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është “ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.

Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.

“Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë axhenda jonë legjislative”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.

Shumica dërrmuese e amerikanëve janë pro dëbimit të emigrantëve të dënuar për krime të dhunshme, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra për Kërkime mbi Çështje Publike dhe agjencia ‘Associated Press’.

Megjithatë, vetëm rreth 37% e amerikanëve në moshë madhore janë në favor të dëbimit të imigrantëve në SHBA, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale.

“Ndërsa projektligji nuk është i përsosur, ai dërgon një mesazh të qartë se ne mendojmë se kriminelët duhet të deportohen”, tha ligjvënësi demokrat Tom Suozzi, i cili i ka bërë thirrje partisë së tij të mbështesë politika më të ashpra ndaj imigracionit.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka lëshuar një mori urdhrash ekzekutivë që synojnë mbylljen e kufirit me Meksikën si dhe deportimin e miliona emigrantëve pa status të përhershëm ligjor në SHBA.

Të mërkurën, zoti Trump anuloi programin e refugjatëve dhe administrata e tij ka sinjalizuar synimet për të ndjekur penalisht ata zyrtarë amerikanë të shteteve të ndryshme, që nuk zbatojnë politikat e tij të reja mbi emigracionit. VOA

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!