• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Sociale

“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

06/05/2026
in Sociale
“Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

Emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, më 5 maj, transmetoi një ngjarje të rëndë në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kamëz, pranë zonës së njohur si “Instituti Bujqësor”.

Disa prindër denoncuan sjelljen e mësueses kujdestare Rudina Mbjeshova ndaj nxënësve të klasës së parë, duke thënë se fëmijët ofendohen dhe bullizohen vazhdimisht gjatë orës së mësimit.

Emisioni “Stop” monitoroi për disa ditë situatën në klasë, duke dokumentuar një sërë episodesh me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses. Në komunikimet e saj me nxënësit, ajo përdori etiketime të rënda si “budallenj”, “torollakë”, “të paedukatë”, “mistreca”, madje duke shkuar deri në shprehje ekstreme si “vdeksh” apo “vrit veten”.

Në disa raste, mësuesja kërcënonte nxënësit me ndëshkime, përjashtime apo nota të ulëta, duke krijuar një ambient frike dhe presioni psikologjik.

Sot, më 6 maj, nëna e një fëmije të keqtrajtuar ka shkuar në shkollë dhe është përballur me kërcënimin e mësueses.

“Sot vajta në shkollë për të çuar djalin si zakonisht dhe me të futur djalin, mësuesja kujdestare Rudina, ndërkohë që u futa unë në klasë bën një kërcënim”, pohoi nëna.

Në audion e regjistruar dëgjohet mësuesja duke ju drejtuar nënës së nxënësit të saj: “Jo, që do të të kap unë… Po kjo punë do të vejë në gjak. Ok!”

Nëna bën gjithashtu të ditur për emisionin “Stop”, në Tv Klan se ka bërë denoncim në komisariatin nr. 3 në Tiranë, ndërsa akuzon edhe drejtoreshën e shkollës se ka pasur dijeni për situatën e rëndë.

Ministria e Arsimit ka reaguar, duke pezulluar nga puna mësuesen Rudina Mbjeshova dhe duke ngritur një grup kontrolli për verifikimin e gjithë situatës.

Më të lexuarat

  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump nënshkruan strategjinë e re kundër terrorizmit, fokus te kartelet dhe kërcënimet në Hemisferën Perëndimore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj, tregon lidhjen me Olën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!