• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kishte në dorë dosjen e Veliajt, Berisha: Olldashin e kërcënuan! Mori raport pafundësisht…

03/03/2025
in Politikë
Kishte në dorë dosjen e Veliajt, Berisha: Olldashin e kërcënuan! Mori raport pafundësisht…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij për media ka hedhur akuza të reja lidhur me drejtësinë në Shqipëri, duke pretenduar se gjyqtarja Ilirjana Olldashi është kërcënuar dhe është larguar nga detyra për shkak të një dosjeje që përfshinte kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha në fjalën e tij thotë se, emri i Olldashit është përmendur në komunikimet e përgjuara në EncroChat, ndonëse ajo vetë nuk e ka përdorur këtë platformë.

“E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht. Se kishte dosjen e Erion Veliajt. Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.

Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë… kush i merr vesh këto punë. Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fundi. Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi. Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve.

Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën. Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë. Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin. Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit.  Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë… Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias”, shprehet Berisha.

Ndërkohë ndër të tjera Berisha është pyetur edhe lidhur me ish-presidentin Ilir Meta për të cilin u shpreh se ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg. Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali. Bile ja tani atje është McGonigali”, shprehet Berisha

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!