AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Khamenei refuzoi “dorëzimin pa kushte”, Trump miraton planin, por ende nuk jep “OK” për sulmin

by SHT Media
19/06/2025
in Botë
6
0
Khamenei refuzoi “dorëzimin pa kushte”, Trump miraton planin, por ende nuk jep “OK” për sulmin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin dhe do t’i bashkohej zyrtarisht fushatës ajrore të Izraelit.

“Kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi rrugë për të bërë. Ata duhet ta kishin bërë marrëveshjen, 60 ditë biseduam për të, dhe në fund, vendosën të mos e bënin dhe tani dëshirojnë ta kishin bërë dhe duan të takohen. Por është, pak vonë për t’u takuar, por ata duan  të vijnë në Shtëpinë e Bardhë.  Kam një ide se çfarë do të bëj, por nuk e kam marrë ende vendimin përfundimtar. Do të doja ta merrja vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, sepse gjërat ndryshojnë me luftën, mund të shkojë nga një ekstrem në tjetrin”, tha Donald Trump.

Sipas CBS Neës duke cituar një burim i lartë i inteligjencës dhe një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes shkruan se kreu i Shtëpisë së Bardhë po pret të shikoj nëse Irani do të pranonte një marrëveshje të minutës së fundit për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor përpara se të vazhdonte me planet e sulmit.

Ndër të tjera ai po shqyrton një sulm amerikan ndaj bazës së Fordou , një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran. Vetëm SHBA ka armatimin e duhur që mund t’i afrohet shkatërrimit të kësaj baze te fortifikuar.

Planet janë midis një sërë opsionesh që këshilltarët ushtarakë të presidentit diskutuan me të në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse zyrtarët theksuan se nuk është marrë ende asnjë vendim perfundimtar.

Në fjalimin e së mërkurës, udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei iu kundërpërgjigj SHBA-së se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane” do të ishte e kushtueshme dhe se kombi iranian nuk do të dorëzohet”. Trump e shpërfilli refuzimin, duke i uruar Khameneit “fat të mbarë”, por përsëri nuk pranoi të zbulonte planet e tij.  Lajmi se Trump mbështet planet e sulmeve u raportua për herë të parë nga Ëall Street Journal.

Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i Trump para  një komisioni të Senatit deklaroi se Pentagoni është i përgatitur të ekzekutonte çdo urdhër të dhënë nga Trump. Komentet e tij erdhën teksa forcat amerikane janë dislokuar në Lindjen e Mesme. Një aeroplanmbajtëse USS Nimitz është nga Azia Juglindore për t’u bashkuar me një grup tjetër sulmues të udhëhequr nga USS Carl Vinson, i cili ndodhet tashmë në Gjirin Persik.

Abbas Araghchi, ministri i jashtëm iranian, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij “deri më tani është hakmarrë vetëm kundër regjimit izraelit dhe jo ndaj atyre që po e ndihmojnë dhe e mbështesin atë”. Ndërsa përsëriti angazhimin e Iranit ndaj diplomacisë, ai tha gjithashtu se vendi i tij do të “vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.

Ndërkaq ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e tyre iranian të premten në Gjenevë për t’i kërkuar Iranit të kthehet në tryezën e negociatave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.